Bojan Jovanovskit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë

10:35 | 13 Shtator 2019

Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 do të mbetet në paraburgime edhe për 30 ditë tjera.

Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Penale të Shkupit, sipas ‘Fokus’, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jovanovski tashmë dy muaj është në paraburgim në burgun e Shtuo Orizares.

Ai bashkërisht me Zoran Milevski dhe me kryeprokuroren speciale Katica Janeva janë të dyshuar në aferën ‘Haraçi’. Sipas hetimit, biznesmeni Orce Kamçev i ka dhënë Boki 13 dhe Milevski 1.5 milionë euro për ta shpëtuar nga rasti ‘Perandoria’ ku Kamçev është i dyshuar. Sipas prokurorisë, edhe Janeva ka qenë e përfshirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara