BFI: Është është e pamundur që Sulejman Rexhepi të takohet me Skender Buzakun

11:43 | 24 Prill 2019

Zëdhënësi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Agron Vojnika në pyetjen e “Makfaks” nëse do të ketë kompromis mes Sulejman Rexhepin dhe Skender Buzakun tha se ky takim nuk është s’është i mundshëm.

Kreu aktual i BFI-së sot erdhi në zyrë por nuk dëshironte të komentojë asgjë në lidhje me pretendimet e Skënder Buzakut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rexhepi tha se do të ketë takim me Kiro Stojanov, peshkopin e Peshkopisë së Shkupit, i cili gjithashtu arritëi në BFI dhe se nuk ka pasur kontakt me asnjë parti politike. Në BFI arriti edhe sekretari i përgjithshëm.

Ndryshe, trazirat në BFI nisën gjatë pasdites kur Skender Buzaku pretendonte se nga dita e sotme është në krye të BFI-së për shkak se ka vendim gjyqësor dhe se kjo duhet respektuar. Sulejman Rexhpi akuzoi Komisionin për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve fetare se asnjëherë s’do ta pranojë drejtorin e komisionit, Darijan Sotirovski./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme