Betohet ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut

23:11 | 18 Qershor 2019

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes, u betua të hënën mbrëma në një ceremoni në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ndihmës sekretari në detyrë për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, i cili po ashtu ka shërbyer më parë si ambasador në Shkup, theksoi me këtë rast se ambasadorja Byrnes “do të shënojë një epokë të re në bashkëpunimin e dyanshëm, si miq dhe aleatë me Maqedoninë e Veriut”, transmeton KOHA.

Miq, familjarë dhe kolegë të ambasadores Byrnes, dhe disa prej ambasadorëve që kishin shërbyer më parë në Maqedoninë e Veriut ishin të pranishëm në ceremoni. Zonja Byrnes pritet së shpejti të udhëtojë në Shkup për ta marrë detyrën e ambasadores amerikane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara