BDI cakton kandidatët për zëvendësministra

16:37 | 16 Shtator 2020

Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë ka bërë gati listën e zëvendësministrave në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministër i MPB-së nga radhët e BDI-së pritet të jetë Nazim Bushi, ndërsa zëvendësministri i deritashëm i kësaj ministrie, pritet të transferohet në Ministrinë e Drejtësisë së po ashtu si zëvendësministër.

Zëvendësministër i Mbrojtjes pritet të jetë kryetari i BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani ndërsa në Transport dhe Lidhje pritet të jetë Bekim Rexhepi. Në Ministrinë e Shëndetësisë ministër pritet të jetë Ilir Hasani.

Këto janë propozimet nga BDI ndërsa gjatë ditëve në vijim do të votohen./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara