Bastardohen tabelat me mbishkrime në shqip

18:43 | 28 Gusht 2018

“Tabela të tilla treguese për qytetarët e vendit zakonisht janë të shkruara në gjuhën shqipe, maqedonase dhe në atë angleze. Mirëpo ajo që ndodh pothuajse në të shumtën e rasteve në këto tabela shkrimet në gjuhën shqipe zakonisht fshihen dhe bastardohen nga persona të panjohur”

Ministria e Shëndetësisë largohet nga përgjegjësia duke thënë se kjo është nën kompetencat e Drejtorisë për Shërbime për Punë të Përbashkëta, Alsat u përpoq të kontaktoi edhe këtë drejtori por nuk morëm përgjigje nëse tabela e tillë do të korrigjohet. Për këtë ngjarje në rrjetet sociale ka reaguar edhe ish ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga radhët Aleancës për Shqiptarët i cili tabelat i kishte vendosur gjatë udhëheqjes me këtë ministri. Në postimin e tij Taravari thekson se kjo Qeveri është e papërgjegjshme dhe diskriminuese.

Nëse duhet një shembull për të treguar se sa diskriminuese, e papërgjegjshme dhe demagoge është kjo qeveri, atëherë duhet të bëni vetëm një rrugë në Klinikën Universitare në Shkup. Para një viti tabelat orientuese të spitalit ishin në tre gjuhë, shqip anglisht dhe maqedonisht. Sot po të shkoni tek kjo Klinikë do shikoni se si për turp janë fshirë nga tabela të gjitha informacionet në gjuhën shqipe”- tha Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.

Alsat kontaktoi edhe Ministrinë e Brendshme për të parë nëse kjo ministri merr masa për një vepër të tillë dhe cilat janë dënimet për kryerjen e saj por nga kjo ministri thonë se duhet kohë më e gjatë për një përgjigje të tillë duke u arsyetuar që sot është ditë jopune dhe shumica e sektorëve nuk punojë. Nga ministria premtuan që ditëve në vijim do të japin përgjigje. Shkarravitje të gjuhës shqipe në tabelat treguese dhe udhërrëfyese hasen në shumë raste në kryeqytet. Disa janë të korrigjuara e disa vazhdojnë të mbesin të tilla./Alsat-M/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara