Bashkia e Shkupit do të padisë kompaninë nga e cila mbrëmë ka rrjedhë acid klorhidrik

21:42 | 2 Dhjetor 2019

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, paralajmëroi se do të parashtrojë padi penale kundër firmës pronare e cisternës nga e cila mbrëmë ka rrjedhë acid klorhidrik në afërsi të fabrikës MZT në Komunën e Gazi Babës.

Shilegov theksoi se firma ka punuar pa leje dhe i bëri thirrje Prokurorisë Publike seriozisht ta marr gjendjen me mjedisin jetësor dhe të fillojë në mënyrë adekuate të veprojë për raste të tilla dhe të ngjashme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse kompetent për instalime të tilla është Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, ne menjëherë pas paraqitjes së qytetarëve dolëm në terren. Është bërë procesverbal, dhe u konstatua se bëhet fjalë për rrjedhje të acidit klorhidrik nga cisterna, menjëherë janë ndërmarrë masa urgjente për parandalimin e rrjedhës së mëtutjeshme. Firma ka punuar pa leje, prandaj do të parashtrojmë padi penale në Prokurori. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike ta marrë seriozisht gjendjen me mjedisin jetësor dhe të filloj të veprojë në mënyrë adekuate në raste të tilla dhe të ngjashme”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov.

Inspektorati për incidentin dje njoftoi, duke potencuar se inspektorët e Bashkisë së Shkupit kanë reaguar menjëherë dhe se është gjetur kryerësi i veprës.

Inspektorati i Bashkisë së Shkupit ka konstatuar se subjekti juridik nuk posedon elaborat për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara