Babi i teniserit i reagon ambasadorit Cana: Kosova për ne është sikurse Jerusalemi për Izraelin

14:51 | 14 Janar 2020

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, në një video të publikuar në rrjete sociale është dëgjuar teksa këndon këngë nacionaliste serbe në të cilat përmendet edhe Kosova.

Një gjë e tillë e ka irritur ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bullgari, Edon Canën, i cili e ka quajtur Gjokoviqin si primitiv, nacionalist dhe shovinist.

E ndaj deklaratave të ambasadorit Cana ka reaguar Srdjan Gjokoviq, babai i tenistit  serb, duke thënë se djali i tij është nacionalist dhe se “Kosova është Serbi”, shkruan index.hr, transmeton Gazeta Express.

“Novaku është një nacionalist, sigurisht, sikur që jam unë dhe shumica e njerëzve në këtë vend. Nuk është gjë e keqe. Ne i duam njerëzit tonë dhe vendin tonë, por ne nuk i urrejmë të tjerët dhe vendet tjera. Vendi ynë, dhe ju e dini, është tokë e shenjtë, sikur që është për izraelitët Jerusalemi. Tutje, Ne do të jemi gjithmonë me Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë zemra e Serbisë. Siç është tani, do të jetë gjithmonë”, ka thënë Srdjan Gjokoviq në një intervistë për televizionin serb Tv Prva.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara