AUV: Kompanisë nga Brazili i merret leja për eksport të mishit në Maqedoni

11:29 | 6 Janar 2018

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) informon se kompanisë braziliane “Seara Alimentos LTDA”, e cila eksporton mish edhe në Maqedoni, i është marrë liçenca për eksport të mishit dhe është larguar nga regjistri për kompanitë e eksportit të mishit nga Brazili.

Nga AUV thonë se ky informacion është marrë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët përmes konsullatës diplomatike të Brazilit në Sofje kanë marrë njoftim, se kompanisë “Seara Alimentos LTDA” i është marrë liçenca për eksportin e mishit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga AUV theksojnë se janë shtuar kontrollet në kalimet kufitare nga shërbimet inspektive të Agjencisë, me qëllim që të pengohet hyrja eventuale e mishit nga Brazili./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara