Artene Ademi : Nuk pres vendim të drejtë

11:11 | 2 Nëntor 2017

Gjykata Penale e Shkupit sot duhet të japë gjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015, humbën jetën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Në pritje të fillimit të seancës gjyqsore Shkupi është blinduar nga Forcat e sigurisë.

Në lidhje me gjykimin e sotëm avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë.

“Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara