Arsovska: Ndihma financiare të vazhdojë edhe për muajt qershor dhe korrik

19:05 | 7 Qershor 2020

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danela Arsovska thotë se vendit tonë i duhet mbështetje e pakufizuar për të shpëtuar ekonominë e Maqedonisë, e ndjekur nga një strategji cilësore për të përballuar krizën.

“Sektori privat ka nevojë për parashikueshmëri, planet dhe vendimet për trajtimin e situatës dhe mbajtjen e vendeve të punës nuk merren nga sipërmarrësit nga sot për nesër.

Prandaj, një vendim urgjent dhe në kohë për të vazhduar mbështetjen financiare për qershor dhe korrik, pa kushte dhe procedura të komplikuara. Mbështetje e pa rezervuar është e nevojshme për të shpëtuar ekonominë e Maqedonisë, e ndjekur nga një strategji cilësore për trajtimin e krizës”, shkroi Arsovska në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara