Arrestohet një vehabist në Sarajevë, i gjendet sasi e madhe armatimi

15:49 | 30 Gusht 2017

Pjesëtarët e Agjencisë për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) të Bosnjë e Hercegovinës, në kuadër të aksionit kundër terrorizmit, sot në Sarajevë kanë arrestuar një person për të cilin dyshohet se është ekstremist islamik.

Sipas mediave në Bosnjë, tek një person i sektit vehabi, Policia ka gjetur një sasi të madhe të armëve.

Zëdhënësja e Agjencisë Kristina Joziq ka deklaruar se sot në vendin e quajtur Boraq në komunën Cako është arrestuar Fikret Karkel (41) ndërsa gjatë bastisjes së hapësirës tek ai është gjetur një sasi e madhe e armatimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara