Arrestohet një person nga Haraçina për shkak të transportimit të emigrantëve

11:22 | 12 Shtator 2019

Një persona nga Haraçina e Shkupit është arrestuar nga policia pasi që në automjetin që e ka vozitur janë gjetur migrantë.

Siç njoftojnë nga MPB, më 11.09.2019 në orën 8:04 në vendin e quajtur ‘Kosturnik’ afër Kumanovës kanë arrestuar I.A (21) nga fshati i Haraçinës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrollit të automjetit ‘Reno espace’ me tabela të Strumicës, që e ka drejtuar I.A kanë gjetur 15 emigrantë nga Bangladeshi.

Vozitësi dhe emigrantët janë dhe ndodhen në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara