Arrestohet banori i Gostivarit, kërcënoi zyrtarin qeveritar

12:20 | 10 Korrik 2020

Mbrëmë në Aeroportin e Shkupit është ndaluar personi M.M. 28 vjeç nga Gostivari, i cili më pas është dërguar në Stacionin policor Gostivar, për shkak se kërkohej nga Zyra e jashtme për punë kriminale-Gostivar.

Më 6 korrik të këtij viti ndaj tij është ngritur padi penale për “rrezikim të sigurisë”, që ndëshkohet në bazë të nenit 144 alineja 4 nga Kodi Penal.

M.M. dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kërcënuar, gjegjësisht rrezikuar sigurinë e një funksionari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

M.M. pritet të paraqitet para gjykatësit hetues në Gjykatën e Gostivarit./alsat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara