Angelovska paralajmëron mbështetje financiare për kompanitë e huaja në Maqedoni

15:07 | 21 Maj 2020

Nina Angelovska, Ministrja e Financave, njoftoi ndihmë financiare nga shtatori për kompanitë e mëdha eksportuese me teknologji të lartë, pas kërkesës të paraqitur në Qeveri nga investitorët e huaj që kryesisht prodhojnë pjesë të automjeteve në Maqedoni. Ata po kërkojnë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare dhe grante të pakthyeshme nga shteti.

“Do të ishte joserioze për qeverinë nëse nuk do të merte ndonjë masë për këtë industri për muajin shtator. Kjo industri kontribuon me 20 përqind të produktit të brendshëm bruto të vendit. Punëson mbi 25 përqind të punëtorëve. Është industri plotësisht eksporti dhe i shton vlerë ekonomisë së Maqedonisë. Në këtë periudhë do të jetë e ndjeshme sepse humbet kontaktin me klientët dhe porositësit e huaj dhe nuk do të jetë e lehtë për ata që të rivlerësojnë kontakte nëse ne nuk i ndihmojmë ata”, thotë Angelovska.

Angelovska tha se fondet do të sigurohen edhe për ta.

Nga kjo industri më herët deklaruan se ata janë prekur ndjeshëm nga kriza, ndërsa ata kanë nevojë për ndihmë sepse japin kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit, pra të ardhurat vjetore prej 2.9 miliardë euro dhe punësojnë rreth 28.000 persona.

 

Lajmet më të lexuara