Aksioni i përforcuar policor në Shkup: Shqiptohen 514 sanksione

14:30 | 15 Shtator 2020

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovskit tha se gjatë ditës së djeshme janë nisur kontrollet e përforcuara për sanksionimin e mosrespektimit të rregullave në komunikacion në Shkup dhe në gjithë territorin e vendit.

“Po sanksionohen të gjitha kundërvajtjet e komunikacionit, posaçërisht ata që janë arsye më e shpeshtë për aksidente me pasoja të rënda, siç janë vozitja e makinës nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, mosdhënia e përparësisë së kalimit për këmbësorë dhe automjete etj”, tha Angellovski.

Ai shtoi se në vendet urbane do të ketë më shumë polici dhe ‘Karotec’ për t’i ngritur automjetet dhe se do të dënohen edhe motoçiklistët të cilët vozisin në kundërshtim me rregullat dhe i shqetësojnë qytetarët gjatë orëve të vota”, tha Angellovski.

Angellovski ju bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit jo për t’iu shmangur dënimit me pagesë, por për ta rritur sigurinë në komunikacion.

“Gjatë ditës së djeshme në Shkup janë shqiptuar 514 dënime, 30 për mospasje të lejes së vozitjes, 87 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për mosregjistrim të automjetit, 36 motoçiklistë dhe 4 motoçikleta të konfiskuara, dhe po ashtu janë shqiptuar 169 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, tha Angellovski./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara