Aksident i tmerrshëm në Ulqin, vdes 19-vjeçari

10:44 | 26 Korrik 2018

Një aksident fatal ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Tivar-Ulqin mes tri veturave dhe një kamioni.

Në aksidentin e orës 07:20, ka mbetur i vdekur 19-vjeçari Ervin Nikezic, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, raportohet se ka edhe të tjerë të lënduar, të cilët janë dërguar urgjent në spitalin e Tivarit.

Aksidenti ka ndodhur në tunelin e Tivarit që dërgon në Ulqin. Njësitet policore dhe ato mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e aksidentit, derisa komunikacioni është bllokuar për veturat tjera.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara