Ajri në disa qytete në Maqedoni vazhdon të jetë i ndotur

12:18 | 13 Shkurt 2018

Ajri në Maqedoni edhe mbrëmë ka qenë i ndotur në disa qytete. Banorët e Shkupit përsëri kanë thithur ajër me grimca të dëmshme.

Përveç Shkupit edhe Kumanova dhe Strumica kanë qenë qytete të ndotura. Stacionet matëse kanë treguar se ajri është i ndotur pesë herë mbi të lejuarën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Kumanovë grimcat e dëmshme PM10 kanë arritur deri 271 mikrogram në metër kub, ndërsa në Strumicë 252 mikrogram.

Në Shkup më e ndotur ka qenë lagja Lisiçe.

Shpërndaje në rrjete sociale