Zgjedhet në Itali duhet të jenë një thirrje zgjimi për BE-në

20:45 | 11 Mars 2018

4 marsi i këtij viti, është një datë që do të shkruhet në librat e historisë.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme italiane duket se kanë shënuar fitoren absolute të partive nacionaliste, anti-europiane dhe anti-establishment. Së bashku, ata fituan mbi 50 përqind të votave.  A jemi duke përjetuar një fund të ëndërrës europiane? A është ky rezultati i një thirrjeje përfundimtare zgjimi për BE-në?

Sinqerisht, rezultatet, sidomos të shikuara në një kontekst europian, nuk janë aspak qetësuese. Ne jemi dëshmitarë të një përhapje graduale të partive nacionaliste dhe ksenofobike.

Në zgjedhjet e vitit 2016 në Holandë, partia nacionaliste e Geert Wilders fitoi 13 përqind të votave, një vit më vonë, Fronti Nacional Kombëtar i Marine Le Pen u rrit për 21 përqind. Në tetorin e kaluar, AfD e Gjermanisë fitoi më shumë se 12 përqind të votave dhe në Austri, udhëheqësi i partisë konservatore-populiste OVP formoi një aleancë me FPO të ekstremit të djathtë.

Për shkak të sistemit zgjedhor në Francë, rezultatet e Le Pen u kontrolluan nga fitorja e Emmanuel Macron. Në Gjermani, koalicioni i madh i CDU, CSU dhe SPD siguroi një zgjidhje, megjithëse të përkohshme. Por në Itali, duket e vështirë, nëse jo e pamundur, për të gjetur mundësi të tilla.

Në Itali, Partia Demokratike e ish-kryeministrit Matteo Renzi, pësoi një humbje historike (duke përkeqësuar rënien e përgjithshme të aderimit social-demokrat në Europë). Partia e ish kryeministrit Silvio Berluskoni, e cila është klasifikuar si e moderuar (oh, ironia e bukur!) gjithashtu përfundoi duke humbur. Fituesit e padiskutueshëm të zgjedhjeve ishin të ashtuquajturat populistë.

Lëvizja 5 Yje morri 32 përqind të votave. Lëvizja e cila u themelua nga komediani Beppe Grillo, shihet si një përzierje e zërave të ndryshëm, të pakontrollueshëm dhe të mbledhur së bashku për të shprehur zemrëimin ndaj institucioneve.

Ndërkohë, Lega e Matteo Salvinit, një parti ksenofobike dhe anti-europiane, mori mbi 17 të votave. Salvini hyri në zgjedhje në koalicion me qendrën e djathtë të Berlusconi Forza Italia si dhe neofashistin Fratelli d’Italia, dhe të tre partitë së bashku morën gati 36 për qind të votave. Ndërsa kjo ishte një arritje e konsiderueshme, nuk ishte e mjaftueshme për të arritur pragun prej 40 për qind të kërkuar për të qeverisur, të vendosura nga ligji i ri italian i zgjedhjeve.

Lëvizja Lega dhe Pesë Yje, mburren me pakënaqësitë dhe kanë për qëllim t’i “japin një zë popullit”. Për më tepër, disa pjesë të Lëvizjes 5 Yje, shprehën mbështetje për daljen nga Bashkimi Europian dhe kanë ndarë qëndrimin me partinë Lega mbi emigracionin. Por, përkundër këtyre ngjashmërive, këto dy forca politike nuk duhet të klasifikohen me ngut në të njëjtën mënyrë. Në fakt, është shumë e vështirë që ata të bashkohen për të qeverisur së bashku. Është e rëndësishme të theksohen dallimet midis tyre, sepse brenda këtyre dallimeve ekziston një rrugë e re, megjithëse e ngushtë dhe e rrezikshme, por megjithatë një rrugë që mund të çojë në një ndryshim konstruktiv në Itali dhe madje në edhe në Europë.

Duke parë shpërndarjen gjeografike të vendeve të caktuara për çdo rajon, vëren menjëherë se Italia është e ndarë mes veriut dhe jugut. Kjo është një ndarje e lashtë, madje më e vjetër se unifikimi i Italisë në 1861. Siç shpesh ankohet nga BE, procesi i unifikimit kombëtar italian u pa si një imponim nga lart nga elita e fuqishme që nuk mori parasysh popullatën . Që nga ajo moment, deri në ditët e sotme në Itali vazhdon të ketë një mosbesim të caktuar ndaj shtetit dhe institucioneve të saj. Ata janë parë si një makinë e korruptuar e drejtuar vetëm nga një dëshirë për pushtet, e larguar nga interesat e publikut. Në këtë drejtim, shprehja e lashtë popullore “Piove, qoverno ladro!” ( Bie shi, qeveria i ka fajet) duket simptomatike. Shprehja ka për qëllim që të fajësojë qeverinë për çdo gjë dhe gjithçka, madje edhe kur be shi. Kjo frazë kurrë nuk është marrë më seriozisht se sot.

Lega, në fakt, ka lindur si lëvizje rajonale që shtynte për ndarjen e rajoneve veriore të Italisë, mes të “zellshmëve” dhe më të pasurve në Europë, nga rajonet më pak të zhvilluara të jugut, ku papunësia, korrupsioni dhe mafia, ishin të dukshme. Shteti shihej si element i jashtëm, duke privuar veriun dhe duke kaluar pasuritë në jug. Megjithatë, për të arritur objektivat, Lega duhet të zgjeronte “horizontet e saj” dhe në vend të kërkonte pavarësinë nga jugu i Italisë, ai vuri gishtin emigrantëve dhe refugjatëve. Për shkon krah për krah me kushërinjtë e saj nacionalistë dhe ksenofobikë. Por tani Lega nuk e fajëson Romën për shiun, por BE-në.

Lëvizja 5 Yje u ngrit si parti politike në vitin 2009. Themeluesi i saj, komiku Beppe Grillo, gjithnjë ka drejtuar gishtin nga partitë politike dhe institucionet, duke i quajtur ato të korruptuara. Për të kapërcyer hendekun ndërmjet institucioneve dhe njerëzve, Lëvizja është mbështetur në një formë të ashtuquajtur demokracie të drejtpërdrejtë që është, në njëfarë kuptimi, vizionar dhe revolucionar. Por, gjatë viteve, kjo formë e supozuar e demokracisë direkte ka zbuluar se është larg imunitetit ndaj lojërave të pushtetit. Megjithë mungesën e përvojës në politikë, liderët e kësaj partie kanë arritur të pushtojnë të gjitha vendet në Italinë jugore.

Megjithatë, një gjë është e qartë se të gjitha rezultatet e zgjedhjeve tregojnë një nevojë për ndryshim. Kjo protestë vjen nga të gjitha anët e popullsisë italiane, të përforcuara nga rrymat që janë bashkuar në të gjitha drejtimet dhe nuk kanë ndërment të frenohen nga digat e jashtme, të ndërtuara me nxitim nga institucionet politike dhe forcat që mbrojnë staus quo-në të sistemit mbrojtës.

Në Itali, mosbesimi në institucione, depresioni ekonomik dhe sigurisht kriza e identitetit, nxjerr në pah ata që janë të bashkuar kundër globalizmit. Kjo ka bërë që Lëvizja 5 Yje të lind. Përtej propozimeve specifike dhe rezultateve të debatueshme, ajo është destabilizuese dhe në mënyrë të përshtatshme: qenia postmoderne, post-ideologjike, kontradiktat e forcave të kundërta që e ushqejnë, bashkuar me përvojën e hidhur dhe zemërimin e gjendjes së saj të papërpunuar, e bëjnë atë një bombë me kohë, e aftë të shpërthejë në momentin e gabuar dhe të shkatërrojë veten dhe gjithçka rreth saj. Është në dorën e institucioneve, dhe veçanërisht partive politike që do të punojnë me ta, të përpiqen dhe (më në fund) të hyjnë në dialog me ata që janë të margjinalizuar dhe të përjashtuar për një kohë të gjatë.

Një mundësi e re i është dhënë jo vetëm Italisë, por të gjithë Europës, për t’iu përgjigjur menjëherë kësaj thirrje. Për ta bërë këtë, duhet të vihet në dyshim dhe ndryshojë sistemi në cilin besojmë kaq ashpër.

Një përgjigjje europiane duhet të vijë shpejt, sepse është e rëndësishmë që të kuptojmë se Italia dhe vendet tjera nuk janë yje që udhërrëfejnë dhe nëse pakënaqësia do të gjej vend vetëm në forcat e ekstremit të djathtë, rrezikohet që nata të bëhet edhe më errët./Al Jazeera/ Përktheu: Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale