Urgjentisht të bëhet ligji i lustracionit

12:51 | 9 Maj 2020

Shkruan: Kushtrim Kadriu

Kur po na fyhen vlerat e luftës e kur po na fyhen figurat kombëtare, po reagojmë e po bëjmë kinse po çuditemi, ndërkohë që po e harrojmë një problematikë tepër të madhe që po na ndjek që prej pasluftës, ajo e mundësisë së depërtimit në aparatin shtetëror të ish UDB- ashëve dhe pasardhësve të tyre.

Nuk është e logjikshme që njerëzve të tillë tu ipen përgjegjësi në shtetin e Kosovës, formimin e të cilit e luftuan, madje më ashpër sesa vetë shteti kriminal i Jugosllavisë e ai i Serbisë.

Janë po ata, apo pasardhësit e atyre që spiunuan dhe dënuan prindërit e të afërmit tanë me nga dhjetëra vjetë burg. Tani çfarë po ndodhë? E njëjta strukturë përsëri ka mundësinë e barabartë me ne të tjerët të kyqet në pozita shtetërore.

Po ajo strukturë e cila me bindje dhe me entusiazëm deklaronte se Jugosllavia do të jetonte edhe njëqind vjet dhe se kurrë nuk do të kishte shtet të Kosovës.
Nuk jam që kjo strukturë të privohet nga puna, larg qoftë, por jo të jetë në pozita kyqe të shtetit e në ballë të proceseve të shtetit. Thjeshtë, është e palogjikshme që të mos bëhet verifikim shtetëror kush po emrohet, si po emrohet.

Shteti duhet verifikoj individin para se të marrë përgjegjësi shtetërore.

Kushtrim Kadriu
Kryetar i LQ “Vatra”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara