Tërë jetën në shërbim të shkollës

09:30 | 28 Shkurt 2019

Shkolla e mesme teknike “Anton Çetta” në Skënderaj, kishte fatin e madh që për sekretar shkolle kishte juristin Dibran Shala. Duke qenë i vetëdijshëm se dokumentacioni ka rëndësi të veçantë për historikun e një institucioni, veçmas për një shkollë të mesme me mbi 1 mijë nxënës, siç ishte shkolla “Anton Çetta”, Dibrani ishte i përkushtuar në mirëvajtjen dhe sistemimin e dokumentacionit, sepse ai një ditë duhej të mbetej në arkivin dhe historikun e saj.

Pos punës së përkushtuar, Dibranin e karakterizonte edhe karakteri i tij i fortë në punë e jetë. Me rastin e largimit të dhunshëm të nxënësve e arsimtarëve nga objektet e tyre shkollore, siç kishte ndodhur edhe me objektin e shkollës “Anton Çetta” në Skenderaj, i cili më pas ishte mbushur me kolon serb të ikur nga Kroacia, si pasojë e luftës së atjeshme, Dibrani kujdesshëm mblodhi tërë dokumentacionin e shkollës, dhe e vendosi në shtëpinë e tij në Skenderaj, për të mos rënë ne dorë të fashistëve serb, që do të mund të digjej e humbej, dokumentacion ky, që pastaj Dibrani pas luftës, ia ktheu shkollës, me të cilin dokumentacion me vlerë të madhe për historikun e saj, por edhe cilësinë e sistemimit, ruhet e shërbehet me shumë kujdes nga shkolla.

Pas dëbimit nga shkolla, të cilën Dibrani e kishte përjetuar tepër rëndë, ai 20 vjet më parë, përjetoj edhe tragjedinë familjare, kur pushtuesi serb i vrau mizorisht djalin Musliun dhe dhëndrin Sabitin.

Dibran Shala u lind më 25 janar të vitit 1938 në fshatin Burojë, dhe ndërroj jetë më 28 shkurt 2018.

Nder e respekt punës dhe veprës së Dibran Shalës

Shkruar nga: Sabit Istogu

Shpërndaje në rrjete sociale