Të bijtë e TITOS

08:25 | 17 Shkurt 2019 | Drizan Shala 

Shkruan: Drizan Shala

Shoku Tito neve te betohemi

Se nga rruga jote,

Kurrë s’do të largohemi

Me 25 maj ishte ditëlindja e shokut TITO dhe dita e rinisë.

Këndoheshin këngë të shumta.

Por, një aktivitet shumë interesant ishte parakalimi i “stafetës së Titos”

Bridhte stafeta nëpër të gjitha republikat dhe dy krahinat e ish Jugosllavisë.

E bartnin studentët dhe nxënësit më të përzgjedhur të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë dhe të krahinës socialiste autonome të Kosovës.

E pati bartë edhe Profesor Dr. Fatmir Sejdiu.

Si pinier te edukuar në frymën e shokut Tito, edhe të bijtë  e Enverit me falni Titos nuk e lanë mënjanë traditën jo.

Derisa presidenti Rugova na mësonte se si të ruajmë traditën e kultivimit të qenit te sharit (te cilin na e morën serbet ne mungesë të dëshmimit se është yni); kultivimin e verës, reçelrave, darkës së lamës, ditën e pranverës etj.

Të bijtë e Enverit me falnin Titos po I përtërijnë traditat e shokut Tito me betimin se kurrë nga rruga jote s’do të largohemi.

Se pari në emër të ruajtjes se trashëgimisë titiste , I koncentruan në një date pavarësinë e Shqipërisë; daljen publike te UCK; ditëlindjen e Adem Jasharit; Ditën e flamurit kombëtar; edhe ku me ditë se sa ngjarje do ti lidhin ne atë ditë.

Sot, me 17 shkurt në përvjetorin e 11-të, po e përsërisim traditën që lidhej me aktivitetet për ditëlindjen e Atij që i atillë ishte, shokut TITO.

Sot nga oborri I kuvendit të Republikës Autonome të Kosovës, po niset si stafetë “Deklarata e Pavarësisë” për të përshkruar të shtat qendrat kryesore të Kosovës siç dikur I kalonte Stafeta e Titos.

Bazuar ne përkushtimin me të cilin po I ruajnë vlerat e trashëgimisë jugosllave , së shpejti mbase do të na e servojnë edhe ndonjë Jugosllavi të re me të gjithë ata popujt që e përbenim bashkim vëllazërimin dikur. Mbase kjo do të jetë zgjidhje ma e lehtë se sa përfundimi I procesit të pavarësimit dhe funksionalizimit shtetëror.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara