Qeveria e pa aftë për ta ndryshuar gjendjen e rënd socio-ekonomike në vend

10:42 | 1 Mars 2015

nga ABDUSELAMI SHKODRA – Kriza e thellë me shumë gjasa do të jetë e pa evitueshme në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2016-. Qeveria në vend se të ketë retorik boshe duhet të jetë kujdestare e mos humbjes se besimit të qytetarëve në institucionet e vendit në mënyrë të veçantë duhet të ndërmerren reforma socio-ekonomike me qëllim ngritjen e mirëqenies dhe ndërtimin e pistave të cilat qojnë drejt zhvillimit ekonomik të vendit dhe pistave të integrimeve euroatlantike

Kjo qeveri nuk mund ta ndryshoj gjendjen aktuale në të cilën është Kosova sepse për një gjë të tillë duhen bërë reforma dhe ndryshime në mentalitetin qeverisës duke nis nga dimensioni e strukturor administrativ e ekonomike. Qeveri duket e paaftë të hartoj politika zhvillimore, të hartoj programe afat mesëm e afat gjatë zhvillimore në funksion të reformave që garantojnë ndryshimin të mentalitetet të deritashëm dhe krijojnë premisa zhvillimore. Qeveri me gjithë krizën që ka kapluar vendin ende është pa program qeverisës.

Qe është e pa program e tregon edhe mospasja e planit 100 ditësh e qe thuaj se kanë kaluar pa ndonjë veprim serioze. Pa plan veprimi. Pa kurrfarë agjende veprimesh. Pa projekte konkrete qeveria deri me tani është treguar arbitrare, agresive, hileqare dhe diversive ndaj qytetarëve, madje edhe ne çështje sensitive siç është eksodi (shpërngulja masive) si dhe çështja e mos ngritjes se pagave aq shumë e proklamuara gjatë fushatës elektorale në qershorin e viti të kaluar.

Një qeveri e paaftë siç duket që është kjo kur niset për të bërë diçka nuk e di ku do të arrijë, dhe kur? Deri më tani është dukur arroganca e zyrtarëve qeveritar e shprehur disa herë e veçënarisht arroganca e kryeministrit Mustafa e shprehur ne raport me protestuesit që kishin kauzë mos përbuzjen e dinjitetit të qytetarëve të këtij vendi edhe pas 16 viteve lirë ishte një arrogancë e pa pare nga ndonjë lider serioz qeveritar.

Ky është vetëm një shembull, por ka edhe shumë të tjerë që rrezikojnë stabilitetin politik ekonomik e social të vendit dhe kanë përcjellë mesazhe konfuze si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj partnerëve ndërkombëtar. Me gjithë deklarimet për reformat qe do te ndërmerren gjatë kësaj qeverisje, opinionet ne mjedise publike dhe sondazhet flasin për një renie drastike te besimit dhe popullariteti te kësaj qeverisje, kjo gjendje ne te cilën gjendemi nuk ka nevojë për arrogancë nga zyrtar qeveritar por kërkon veprime konkrete për te ndryshuar gjendjen faktike e cila tashme është bere e pa durueshme.

Një nder veprimet urgjente

Qeveria duhet të hartoj programe realiste qeverisëse dhe te filloj qe te mbaj premtimet e partnerëve qeverisës, një nga premtimet elektorale ka qen hapja e 250000 vende te punës, liberalizimi I vizave, qeverisje efikase me një kabinet te vogël, një ndër premtimet ka qen edhe reformat fiskale, si dhe shumë të tjera e që deri më tani nuk duket që është ndërmarrë as një veprim sado I vogël në realizimin e këtyre premtimeve, zhgënjimet janë ta pritshme edhe në mos mbajtjen e premtimeve edhe në fusha tjera,si në shëndetësi andaj çdo humbje kohe dhe mos përveshjes punës për të ndryshuar gjendjen krijon pa kënaqësi të cilat në një fazë thuaj se do të kalojnë në pakontrollushmëri të plotë.

Qeveri jo premtuese

Ende s’është e qartë se sa do të jetë vlera e saktë e të ardhurave nga doganat për të gjithë vitin 2015), që ka të bëjë me sjelljen e shumë mallrave të akcizës, të tilla si naftë, cigare, alkool etj., në sasi atipike dhe aspak me performancën e sistemit fiskal.

Nëse për mos ngritjen e pagave nga ana e qeverisë së re justifikim ishte projekt buxheti 2015 nuk mund të përdorej justifikimi se buxheti 2015 ishte një program i qeverisë së mëparshme dhe kishte nevojë të korrigjohej, asnjë argument nuk ekziston për tu justifikuar sepse kjo qeveri përbëhet nga dy partner ku njëra nga to ka qeverisur me vendin për 7vjet, Por e gjithë kjo situatë lidhet edhe me mungesën e njohurive në fushën e hartimit të programeve nga ana e Kryeministrit, por edhe me paaftësinë e të gjitha hallkave sektoriale që merren me hartimin dhe menaxhimin e politikave qeverisës për të zotëruar, menaxhuar e kontrolluar në dinamikë.

Përfundimisht mund të thuhet se nisur nga paaftësia për të programuar, kjo qeveri po e drejton vendin përmes akteve ad – hoke duke krijuar çdo ditë e më shumë perceptimin se kjo është veçse qeveri e paaftë për të ndërtuar e menaxhuar dhe vetëm reaktive ndaj emergjencave, pra duke bërë evidente keqqeverisjen.

Situata në vend, në të gjitha aspektet, është e brishtë. Ekonomia është shumë pranë shkatërrimit total.

Edhe në planin e retorikës politike, ky veprim i heq përfundimisht kësaj qeverie alibinë se “fajin e ka x apo y mos ndërmarrja e veprimeve urgjente ka ndikim në zhytjen e vendit në një krizë edhe më të thellë ekonomike, por pasoja më e rëndë

Është koha për hartimin dhe realizim e një plani veprimi thelbësor për të realizuar sado pak një stabilitet të qëndërushem na rastë të vazhdimit të arrogancës, neglizhencës, hutise dhe paqartësisë

Kriza e thellë me shumë gjasa do të jetë e pa evitueshme në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2016-. Qeveria në vend se të ketë retorik boshe duhet të jetë kujdestare e mos humbjes se besimit të qytetarëve në institucionet e vendit në mënyrë të veçantë duhet të ndërmerren reforma socio ekonomike me qëllim ngritjen e mirëqenies dhe ndërtimin e pistave të cilat qojnë drejt zhvillimit ekonomik të vendit dhe pistave të integrimeve euroatlantike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara