Pse është BE-ja përgjegjëse për skllavërinë në Libi

14:05 | 4 Dhjetorë 2017 | Joey Ayoub

Skllavërimi i emigrantëve dhe refugjatëve në Libi nuk është ndonjë lajm i ri. Në prill të vitit 2017, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi se përgjatë rrugës, emigrantët e Afrikës së Veriut po vuajnë duke u përballur me “tregje skllevërish”.

Megjithatë, pas publikimit të një filmimi nga CNN, ku shfaqen burrat që shiten në ankand, duke filluar nga 800 dollarë, më në fund u shkaktua një zemërim ndërkombëtar.

Për t’u dalë në mbrojtje emigrantëve u mbajtën demostrata në Paris, Stokholm dhe Nju Jork, ku protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimin “Lironi vëllezërit tanë!” dhe “Njerëzit me ngjyrë nuk janë skllevër!”.

Kryetari i Bashkimit Afrikan, Presidenti Guinean Alpha Conde, kërkoi ndjekje penale për këto krime dhe Libia njoftoi se tanimë ka hapur një hetim mbi rastin.

Por, përderisa zemërimi është përqendruar te autoritetet libaneze, është injoruar fakti për rolin që Bashkimi Europian ka luajtur në mundësimin e abuzimeve të tilla të neveritshme.

BE-ja ka frenuar migrimin dhe ka frocuar kufinjtë e saj, por nuk ka ofruar asnjë rrugë alternative dhe të sigurtë për emigrantët dhe refugjatët. E tërë kjo në mënyrë të pashmangshme ka dërguar në një rrezikshmëri më të lartë për njerëzit që tashme ndodhen në vendet e tranzitit, përfshirë edhe Libinë. Për fat të keq, skllavëria ka qenë pasojë e drejtpërdrejtë e këtij vendimi.

Në përgjigjje të videos së publikuar në CNN,  gazeta Malta Independent shkroi në një editorial: “Kjo duhet të na bëj neve europianëve që të ndjejmë turp për marrëveshjen që udhëheqësit tanë luajtën në emrin tonë, ku u mblodhën në Maltë shkurtin e kaluar. Qëllimi ishte frenimi i vdekjeve në Detin Mesdhe, por në fakt, e tërë kjo ishte thjeshtë një fasadë që fsheu qëllimin e tyre të vërtetë – për të forcuar Kështjellën e Europës”.

Ajo që i referohet gazeta malteze është eurforia për “kontrollin e migracionit”.

BE-ja është “po e shmang përgjegjësinë” për vendet e tila si Libia dhe Nigeria, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat e humanitare dhe OKB-ja.

Bashkimi Europian ka dhënë dhjetëra miliona euro për të imponuar kontrollin e kufijve dhe për të forcuar policinë e Nigerisë, e cila ishte ngarkuar me ndalimin e emigrantëve që përpiqeshin të kalonin në Libi. Në prill, BE gjithashtu premtoi 90 milionë euro për Libinë, në mënyrë që të menaxhohej migracioni.

Qeveria italiane i dha Rojës Bregdetare Libiane anije të reja dhe miliona euro për të mbështetur operacionet e tyre. Italia ka vepruar në këtë mënyrë, duke mos përfillur akuzat se forcat libiane po mbledhin migrantë dhe refugjatë, të cilët më pas dërgohet nëpër burgje dhe abuzohen në të gjitha format.

Një komandant i rojes bregdetare libiane, tha për Human Rights Ëatch, se përdorimi i forcës kundër emigrantëve ishte “i nevojshëm, në mënyrë situata të vihej në kontrollë”. Në maj të këtij viti, shpëtimtarët vullnetarë kanë raportuar se rojet bregdetare libiane kanë hapur zjarr gjatë një operacioni për shpëtimin e emigrantëvë dhe refugjatëve në ujrat ndërkombëtare.

Mbështetja për gardën bregdetare libiane dhe mënyrat e saj të dhunshme, e kanë zvogëluar dukshëm numrin e anijeve që tentojnë të kalojnë nëpër Mesdhe. Por kjo do të thotë se numri i njerëzve në Libi janë në një rrezik të madh që të shfrytëzohen, torturohen dhe të skllavërohen nga grupet e armatosura.

Kombetë e Bashkuara kanë “qortuar” BE-në për ndihmën e bërë për autoritetet libaneze, ndërsa veprimet e tyre i kanë përshkruar si “çnjerëzore”. Vëzhguesit e OKB-së kanë vizituar disa nga qendrat e ndalimit në Libi dhe janë tronditur nga ajo që kanë parë. Ata kanë parë mijëra njerëz, gra dhe fëmijë të traumatizuar që qëndrojnë nëpër dhoma me hapsirë të vogël, pa pasur qasje as për gjërat elementare. Aty ata e kuptuan se rrahjet dhe përdhunimet ishin gjë e zakonshme.

Përderisa BE vazhdon të derdh paratë e taksapaguesve të saj në politikat e sigurisë që cenojnë të drejtat e njeriut, shkalla e vdekjeve të emigrantëve dhe refugjatëve që duan të kalojnë Mesdheun do të jetë e lartë. Vetëm në janar dhe korrik të vitit 2017, rreth 2 mijë njerëz kanë humbur jetën në det.

Shpesh thuhet se tragjeditë mund të ndikojnë në politikë. Për shembull, na thanë se imazhi që tmerroi botës, i të voglit Alan Kurdi, trupi i të cilit u shfaq në një plazh në Turqi, do të ndryshojë fuqinë politike. Por që nga vdekja e tij, jo shumë larg kurifit të Kështjellës Europiane, qindra fëmijë të tjerë kanë ndarë të njejtin fat. Mes janarit dhe shtatorit të vitit 2016, janë mbytur rreth 600 fëmijë. Për tre muaj, mes dhjetori 2016 dhe shkurtit 2017, kanë hubmbur jetën 190 fëmijë.

Në vend që të shohim një ndryshim, diçka më racionale dhe njerëzore në politikat e BE-së, larg pamjeve që pamë në vitin 2015, në vitin 2017 na shfaqet prova e skllavërisë pikërisht afër kufirit të Kështjellës së Europës. Tani që po mbaron viti, çfarë mund të presim në vitin 2018?

Burimi: Al Jazeera
Përktheu dhe përshtati: arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale