Politika që komplekson edhe vijat e piktorëve

09:18 | 3 Shtatorë 2019

Zakonisht piktorët me dy vija që i bëjnë tentojnë që të tregojnë vlerën artistike duke na folur gjate për ato dy vija që si laik nuk të mbetët tjetër vetëm të pranosh ndërsa tregon vlerën artistike të veprës së vet por, sidoqoftë edhe pse pak e kuptojmë bëhemi si e kuptuam por kur largohemi nga ekspozita si të mashtruar apo sikur e gënjyem kot piktorin sepse nuk kuptuam mos me thënë fare.

Sidoqoftë dëmi është i vogël për faktin sepse gënjeshtra e dyanshme nuk ka dëm sepse pak ua blejmë veprat e tyre përkundër që shtiremi që i kuptojmë apo i vlerësojmë. Por asgjë nuk kishte qenë imponimi i piktoreve sesa i politikanëve piktor që për 20 vite na flasin për vijat dhe atë për vijat e kuqe që për 20 vjet na flasin për ato vija që nuk i pamë asnjëherë në praktikë sepse i shkelin gjithnjë.

Po lind pyetja pse mos me i shkel kur ne populli kureshtar për ato vija jemi të gatshëm të i dëgjojmë, të i pranojmë dhe për dallim prej piktoreve, politikanëve ua gëlltisim dhe jo vetëm një herë por përherë dhe atë për 20 vite.

Po na thumbon gjarpri në të njëjtin vend dhe me të njëjtin kafshim mos me thënë me fort dhe ne përkundër ankesave dhe pakënaqësive e përballojmë sepse politikanët me paraqitjen e tyre i kompleksojn edhe piktoret, artistët duke na i servuar kryeveprën e tyre të quajtur gënjeshtër. Për 20 vite duke i ndërruar raportet herë si viktimë e herë si patriot ndërsa oponentët e tyre si menaxhera të dështuar apo edhe me raste edhe tradhtar. Interesant është që shpifin oponent dhe kauza vetëm që te prezantohet kryevepra e tyre (gënjeshtra) sa më mirë.

E them këtë sepse nëse kanë qenë në koalicion lavdet i marrin ndërsa gabimet ia hedhin njëra tjetrës mos me u kthye larg në retrospektivë, mund te shihni ish-koalicionin PAN se si ato pak punë të mira tentojnë të i përvetësojnë derisa gabimet ia hedhin njëra tjetrës. Ndërsa opozita anemike, melankolike vajtojnë para qytetarëve që ne do të ç’kapim shtetin nga pushtetarët duke ia kthyer popullit diçka e bukur, por kur i sheh po këta i kanë të gjithë farefisin në institucione publike dhe të gjithë arsyetohen që familjarët e tyre janë të përgatitur profesionalisht me arsyetimin që Kosova ka nevojë, e ne votuesit jemi të përgatitur profesionalisht vetëm me votua pa pyetur dy herë.

Sepse i kemi mësuar përmendësh akronimet politike dhe kandidatet e njëjtë dhe sikur frikohemi që po bëjmë gabim profesional e aq më shumë edhe kombëtar nëse gabojmë në votën tonë sepse për pushtet janë lind këta e ne për me votua ku nuk e kemi dertin e fëmijëve tonë por me rëndësi mos me dal keq me vota paria politike.

Për fund mos të harroj me e falënderua politikën që po na aranzhojnë zgjedhje shpesh sepse s’po kemi çka me fol, po mërzitemi kështu që deri me 6 tetor do të i harrojmë brengat dhe do të diskutojmë, do të lobojm për parinë që të dalin sa më mirë me vota sepse Kosovën e presin procese të mëdha marrëveshje përfundimtare me fqinjin verior, liberalizimi, zhdukja e korrupsionit, ç’kapja e shtetit, ose shtet 100%, e nëse këto ju duken pak edhe bashkim kombëtar pra mos të harrojmë të shprehim vullnetin tonë qytetar dhe kushtetues sepse ditë të mira po e presin Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara