“Plantazhet Politike në Kosovë si dhe kryqëzimet nga qendrat botërore të vendimmarrjes”

17:23 | 20 Maj 2020 | Bedri Elezi

Mbështetja e popullit Amerikan për triumfimin e demokracisë në gadishullin ballkanik si dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut në gadishull, është bërë sfida kryesore e popujve liridashës dhe atyre të cilët po minojnë këto përpjekje.

Kosova është njëri nga vendet me fatin e popujve, me liri të mohuar, andaj sigurisht se edhe iniciativa e popullit Amerikan për të sjellë demokracinë dhe garantimin e të drejtave dhe lirinë e njeriut në Kosovë është natyrshëm  evidente.

Në shekullin e 7, Rusët filluan realizimin e planeve të tyre për pushtimin e gadishullit ballkanik pasi gadishulli kishte filluar  civilizimin, por ky civilizim nga ruset konsiderohej i rrezikshëm, ngase ky civilizim qytetarëve do i jepte të drejtën e vendimmarrjes, kurse në anën tjetër mbretërive i dobësohej pushteti.

Ruset, përmes maleve të Karpatëve vendosin të sjellin në gadishull popullin serbë, po ashtu i kishin zgjedhur këta serb ti vendosin buzë lumit Danub, lumë  tejet  i rëndësishëm në aspektin gjeopolitik.

Me sjelljen e serbëve në gadishull, Ruset po ashtu  pretendonin garantimin e aktiviteteve të tyre kundër civilizimit të asaj kohe në këtë gadishull.

Populli serb, përmes udhëheqjes së tyre  të asaj kohe dhe në vazhdimësi ishin emërimi i dhunës dhe krimit kundër njerizimit për gjithë Evropën dhe mbarë botën, Aktivitetet e tyre të dhunshme kryesisht ishin orientuar në popullin shqiptar, sepse ky popull ishin garantuesi më i madh i civilizimit të asaj kohe dhe në vazhdimësi në gadishull.

Që nga shekulli i 7 e deri më tani përpjekja Ruse për luftimin e civilizimit dhe demokracisë nuk ka pushuar, kështu duke përdorur serbët në të gjitha aspektet e sidomos atyre aktiviteteve të dhunshme, tani më të njohura botërisht si : Krimet ndëretnike si dhe  gjenocidi.

Dhuna dhe represioni vazhduan deri në vitet 1998/ 1999 kur edhe publikisht doli në skenë UÇK dhe filloj lufta për çlirimi e Kosovës nga spastrimi etnik që po bëhej nga Serbia.

Lufta Çlirimtare e UÇK-së, e mbështetur nga bota demokratike në krye me SHBA-të sigurisht se kishte triumfuar më 11 qershor 1999 dhe kështu përfundimisht ishte ndaluar spastrimi etnik i Kosovës.

Më datë 10 qershor 1999 në Aeroportin e Prishtinës ishin dislokuar forcat ushtarake Ruse të cilat dëshironin të pengonin vendosjen e paqeruajtësve të NATO-së, të cilët do të siguronin ndërprerjen e gjenocidit në mes të gadishullit.

Zyrtarët e NATO-së pas negociatave me autoritetet Ruse arritën marrëveshjen që për sigurinë në Kosovë të mbetet NATO, ndërsa administrimin e Kosovës do ta bëjë OKB përmes UNMIK-ut, kjo marrëveshje ishte mjaft e dobishme për Rusinë, sepse ndikimi Rus në UNMIK, do të mundësoj sistemimin e agjentëve sekret të Rusëve dhe serbëve në institucionet e Kosovës të cilat do të ndërtohen nga UNMIK-u. Rusët ishin pozicionuar që njerëzit e tyre ti vendosin në Prokurori, Gjykatë dhe Polici, kështu ata për kriter kryesor për prokurorë dhe gjyqtarë kishin vendosur që përvoja e tyre minimale të jetë 5 vjeçare, dhe sigurisht se këtë kriter mund ta plotësonin vetëm personat që kishin punuar në sistemin e udhëhequr nga Jugosllavia komuniste rrjedhimisht nga Serbia. Në kërkesat ruse po ashtu ishte që pjesë e Shërbimit Policor të Kosovës të jenë edhe ish policët të cilët kishin shërbyer në sistemin e kaluar.

Rusia, nuk ishte pa sukses në pozitën e sajë në UNMIK, sepse arriti fillimisht në institucionet e përkohshme të instaloj bashkëpunëtor të sajë ndërkombëtare përmes të cilëve do të sjellin njerëzit e tyre në PK, Prokurori, Gjykatë dhe subjekte politike. Po ashtu këto persona në UNMIK do të kujdeseshin për mbulesën e tyre juridike të bashkëpunëtorëve të tyre.

Ruset dhe serbët, deri më tani kanë arritur të eliminojnë shumë persona që të marrin pozita në institucione të rëndësishme, dhe atë e kanë bërë në mënyra të ndryshme, e sidomos përmes institucioneve të zbatimit të ligjit. Si rrjedhojë në Kosovë në shumë institucione të rëndësishme kemi familjar apo persona servil të ish zyrtarëve të UDB-së apo strukturave tjera të sigurisë të mbështetura nga BIA dhe FSB, ndërsa shumë persona fisnik dhe pro Amerikan janë mbetur jashtë këtyre informacioneve, ose të tjerë janë duke u përndjekur në mënyra të ndryshme.

Autori është : Bedri Elezi, Drejtor i Institutit të Kosovës për Siguri

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara