Penalizim politik e juridik ndaj Albin Kurtit & Co

21:27 | 8 Prill 2020

Shkruan: Hisen Berisha

Keq / Interpretuesit Kushtetutës!

Penalizim politik e juridik ndaj Albin Kurtit & Co

Si pikënisje e krizës institucionale duhet shtrohet çështja e deklaruar nga të dy subjektet e koalicionit qeverisës se “Kemi arritur një pajtim programor qeverisës 100%”.

Por meqë “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra” atëherëh kush po gënjen? Apo gënjeshtra është doktrina e udhëheqjes qeverisëse dhe që vetëkënaqësinë e arrijnë me sondazhet e televizioneve komerciale dhe betejën e ushtarëve të facebooku-t, I cili është një kontingjent prej 70 mij sosh dhe në bazë të hetimeve të intelegjencës shtetërore, dyshohet se i organizon dhe i kontrollon vet kryeministri.
Mocioni i suksesshëm shkarkoi Qeverinë, kurse Kuvendi nuk e votojë shpërndarjen. Pra zotëriu po tenton të ia faturojë si shpërndarje të Kuvendit, shkarkimin e Qeverisë, duke mos u kursyer as në “keqinterpretimin” e qëllimshëm nëse nuk mund t`i faturohet injorancës nga egoizmi.

Ju lutem, na tregoni zotëri Kryeministër e dhe ju zëvendësit e tij se, në kapitullin katërt të cilës Kushtetutë, mocioni i suksesshëm i mosbesimit ndaj Qeverisë e shpërndanë edhe Parlamentin?
Shto kësaj edhe interpretimin e Kushtetutës sipas interesit tuaj kryeministër, për mbajtje të pushtetit me çdo kusht. Ta zëmë interpretimi i nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] Alineja 1. Pika 2. ku shkruan, citoj copy/past ((2)” Nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës”, si dhe në rrethanat e një Mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë, atëherë Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin nëse e ka konsumuar konsultën me partitë parlamentare. Në nenin 82, Alineja 2. shkruan citoj copy/past (2. “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”, pra, kur pretendon të mbulojë vetën me interpretimin e nenit 95, (Zgjedhja e Qeverisë), i ikë pikës 1, ku shkruan citoj copy/past ” Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me《partinë》 politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, dhe mundohet që ta minoj në aspekt coliziv me piken 5 të të njëjtit nen ku shkruan citoj copy/past ” Nëse Kryeministri jep dorëheqje ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me《partitë》 politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”. Këto sqarime kushtetuese rregullojnë situatën kur kryeministri s’ka mandat, për arsye të ndryshme bije nga pozita me atë të pikës 1, që e rregullon situatën pas zgjedhore e cila është shumë e qartë se pas zgjedhjeve, sipas pikës 1, konsulton partinë fituese ose koalicionin, ndërsa në pikën 5, kemi situatën kur i konsulton partitë politike me që kemi të bëjmë me konsumim të mundësisë nga partia e parë fituese apo koalicioni.
Në situaten aktuale politike në Kosovë, duhet vënë në pah një praktikë të gabuar që po zbatohet kur po mundohen që çdo situatë të re konflikti ligjor kushtetues, ta referojnë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të situatës analogë duke marë si shembull rastin e njohur si “VLAN”. Nuk duhet harruar se po jetojmë në një sistem juridiko- continental, dhe një vendim gjyqësor vlen vetëm për një rast. Pra, në sistemin tonë juridik nuk vlen “Precedenti juridik”, i cili është praktikë e sistemit anglosakson dhe të drejtës zakonore apo “pleqnisë” tradicionale në të drejtën tonë zakonore.
Në sistemin tonë kontinental, gjykata duhet të jap opinionin e vet juridik/marr vendim për çdo rast veç e veç, heq rastet nga e drejta penale e veçantë kur jepet një vendim i përbashkët në rastin e bashkimit të veprave penale.

Mosveprimi po ashtu mund të penalizohet

Pas veprimeve inerte të Prokurorisë, krijohet përshtypja se në Kosovë ka institucione paralele të cilat po i lejojnë hapësirë gjuhës dhe veprimeve të dhunshme në Kosovë.
Nuk ka shtet në botë ku do të kishe mundësi të deklaroje apo bëjë thirrje për vëllavrasje, nëse Presidenti nuk shpallë zgjedhjet, e të mos arrestoheshe, por, të kërkosh falje në rrjete sociale.
Neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thitë se nxitja e përçarjes dhe mos durimit, është veprim i penalizueshëm dhe duhet ndërmarë veprim ligjor nga mekanizmat adekuat për të prevenuar një dukuri të tillë që në taborrin politik të kryeministrit ka marr hov epidemic, si shenjë e dëshpërimit për humbjen e legjitimitetit të qeverisjee. Shtuar këtu thirrjen e këshilltarit të Kryeministrit të shkarkuar Boiken Abazi për “Pranverën shqiptare”, që sipas tij po fillon në Kosovë. Thirrjen e një këshilltari tjetër Kushtirm Rexhepi për “Mbajtjen e pushtetit edhe me puq ushtarak” pastaj të zonjës Kollçaku e cila kishte thënë se “Nëse ka nevojë do ta mbajmë pushtetin edhe duke vendos diktaturën”. Vet kërcënimi i Kryeministrit në emisionin “DESK”, në KTV “Do të kishim protestën më të rrezikshme që mbahet në mend në Kosovë”. Po të njëjtën deklaratë, mbase duke dashur të tregoj lojalitetin apo servilitetin ndaj kryeministrit të tij e bëri edhe një i ashtuquajtur analist, Rron Gjinovci se “Të mos ishte virusi, në shesh natën e miratimit të Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, do të kishte protestën ma të madhe që ka pas ndonjëherë në Kosovë” me tone kërcënuese që lexohen në ironinë infantile të tij. (Dua të kërkoj falje nga familja e gjerë Gjinovci meqë në luftën e Koshares kemi një dëshmor më të njëjtin mbiemër, por ua them se nuk kisha pritë kurrë se një i ri kosovar e që pretendon se është i formuar intelektualisht, të barazonte situatën e shqiptarëve të viteve 90 e tutje, nën regjimin e Milloshevicit me atë të serbëve në veriun e Kosovës sot. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse prindërit apo kush ja ka treguar situatën, kanë qenë pjesë e pushtetit okupues serb atëbotë, përndryshe mirëkuptimi i tij me situatën e serbëve në Kosovë dhe gjykimi i veprimeve të policisë së Kosovës në veri në luftën kundër krimit atje, me “terrorizim” të serbëve lokal, mund të jetë pasojë vetëm e një edukimi apo devijimi gjenetik, ndaj e dashura familje e Dëshmorit të lirisë dhe Heroit të Kosovës Safet Gjinovci , me ndjeni për këtë reagim ndaj këtij femiu të mbrapsht).
Po me të njejten gjuhë u shpreh edhe zyrtari tjeter e Qeverisë Kurti, Faruk Mujka, duke deklaruar se për 20 vjet qytetaret serb të veriut, spektri politik kosovar i kanë trajtuar si qytetarë të rendit të dytë e tretë. Kjo gjuhë gjason shumë me gjuhen e qeveritarëve serb në Beograd.
Albini, u thirr në nenin 55 të Kushtetutës së ” Republikës ” kur e kufizojë lirinë e lëvizjes, por edhe me rekomandimet e juristes me “famë” nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës zonjës Nagavci, dhe juristes tjetër, ekspertes së njohur gati sa zonja Nagavci,Albulena Haxhiu, të cilat dolën se këto masa nuk u mbështeten në nenin e larëtcekur.
Kryeministri i shkarkuar, sapo doli nga takimi me presidentin deklaroj se, mbështetur tashmë në kapitullin e katërt të Kushtetutës, kërkon zgjedhje të lira.
Shtrohet pyetja: A e lexojnë Kushtetutën Kryeministri apo “ekspertet” e tij të kushtetutës, për çka kam dilemat e mia, se përndryshe do ta kishin parë Nenin 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme] citoj copy/past, alineja “Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna”. Apo alinenë 2 e cila thotë citoj cpy/past ” Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”.

Çdo gjë që frymon në komunizëm në Kosovë, duhet ndaluar me Ligj të veçantë dhe Kushtetutë.

Prejudikimi im për pamundësinë e funksionimit të koalicionit LDK – LVV ka shumë elemente bazike që e mbështesin. Ajo që dua të vë theksin është fakti se, LDK u krijua si parti në kundërshtim të komunizmit dhe Lëvizja Vetëvendosje u krijua për ta rikthyer këtë doktrinë udhëheqëse qeverisëse në trajtën e neokomunizmit dhe barazisë shoqërore si regjim dhe diktaturë. Një deklarim të frymës bolshevike e kemi të fresket si shpalosje programore nga kryeminitri i shkarkuar z. Kurti:
“Ne nuk jemi të gjithë të njëjtë në shoqëri që të ndihmohemi njësojë. Dikush ka nevojë për ndihma më shumë dhe dikush më pak”.
Isa Mustafa, në këtë proces nuk lirohet nga faji, që e m`veshi me pushtet personin i cili ishte i lexuar që në kohen e pengmarrjes nga lëvizja UJDISTE si mentor dhe themelimin e lëvizjes KAN, se ishte një frymë politike e cila duhej që me kohë të ndalohej së vepruari, siç u ndalua HAJDERI në Austri apo siç është e ndaluar të ketë parti fashiste në Gjermani. Në vlerësimin tim dhe situatën e krijuar me veprimtarinë e kësaj lëvizjeje, jam i mendimit se çdo lëvizje në frymë të komunizmit të ndalohet me ligj në Kosovë.
Zgjidhja për Kosovën në stadin pas zgjedhor të 6 Tetorit, do të duhej që menjëherë pas zgjedhjeve të shkohej me një qeveri ekspertësh, me bazë të gjerë për të përmbyllur procesin politik me Serbinë dhe për të përfunduar reformën zgjedhore e një varg punë të tjera.

Institucionet i vë në lëvizje Presidenti, i cili duhet të harmonizoj detyrat politike konform Kushtetutës.
Pas mocionit të mosbesimit që e shkarkoi Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e kaloj si Qeveri në detyrë, zhvillimet e mëtejme na bënë që të analizojmë funksionimin e institucioneve drejtuese.
Republika e Kosovës, i ka të gjitha mekanizmat institucional shtetëror legjitim si Presidenti, Parlamenti dhe Gjykatën Kushtetuese, mungon ekzekutivi apo Qeveria. Kushtetuta e bënë lehtë të zgjidhshme këtë situatë.
Pra, nga kjo mund të konkludojmë se të gjitha shtyllat tjera janë legjitime dhe kanë bazë ligjore. Institucionet i vë në lëvizje Presidenti, i cili duhet të harmonizoj detyrat politike konform Kushtetutës.
Pas rrethanave të krijuara pas mocionit të mosbesimit dhe shkarkimit të Qeverisë aktuale, gjuha retorike dhe përgjigjet e Kryeministrit të shkarkuar Kurti, ishte gjuha e gjakderdhjes dhe vëllavrasjes.
Nëse thirremi në parimësi atëherë palët në kontekst nuk mund të interpretojnë të drejtën e vet por si palë i zbaton ato. Kjo po i ndodhë vendimeve të Gjykatës kushtetuese, nga strukturat e LVV në Qeveri.
Pra në kontekst të zhvillimeve destabilizuese institucionale, çdo herë palët politike të pakënaqura duhet menjëherë t’i ndalin retorikat luftënxitëse dhe ti drejtohen Gjykatës kushtetuese. Në rrethana të tilla Presidenti menjëherë duhet të vihet në veprim.
Konsultimet me QUINT, Gjykatën Kushtetuese, ekspert si profesor, ushtarak, shoqëria civilë etj do të jenë të mirë se ardhura. Çështja po të ketë nevojë, mund të dërgohet për interpretim edhe nga Komisioni i Venecias. Duhet patjetër të krijohet Qeveria dhe të vlerësoj situatën e të marr masat për stabilitet.
Eskalime të tilla me thirrje të penalizueshme që na shpien në situata të rrezikshme për demokracinë dhe jetët e qytetarëve, vijnë jo vetëm nga brenda Kosovës por edhe nga Shqipëria. Mendoj se ata duhet të jenë në shkronjë të ruajtjes së rendit kushtetues të Kosovës ose të heshtin fare.
Shqetësues nuk është vetëm angazhimi ta zëmë i Besnik Mustafajt dhe Islam Laukës ish-Ambasador, gjoja në mbrojtje të demokracisë në Kosovë por edhe heshtja si miratim i krerëve të politikës shqiptare.
Thirrjes së qytetarëve për gjakderdhje, që unë s’do i thosha vëllavrasje, jo se nuk dërgon atje por se nuk janë këta që bëjnë këso thirrje, vëllezër të shqiptarëve. Këta duhet të kalojnë në arrest ndërkombëtarë për nxitje të konfliktit dhe thirrje për gjakderdhje apo “pranverë shqiptare”.
Pa aftësia për kompromise, nga ambicia për mbajtje të dhunshme të pushtetit dhe pretendimi për të vendosur pushtetin absolut e të dhunshëm, u dëgjua për herë të parë pas rënies së komunizmit, nga kryeministri i shkarkuar.
U tha edhe publikisht se në kursin e tij të veprimit, kompromisi i tij dhe ndjekësve të “sektit” të tij politik, ishte rruga dhe dhuna, duke i paralajmëruar se ishte “korona virusi” që i shpëtoj, se ndryshe do kishin një kthim tek qytetaret, duke aluduar në militantë që digjnin institucionet dhe vrisnin njerëzit në rrugë, pra “me 25 mars, po të mos ishte pandemia e korona virusit në Prishtinë, do të kishim demonstratën ma të madhe të Kosovës pas lufte që do ia kalonte asaj të 29 Shtatorit 2018, me moton: “Një popull si nënshtrohet një njeriu”. Mocioni i mosbesimit, nuk e kishte këtë demonstratë në shesh pikërisht për shkak të korona virusit”. “Përfaqësuesit e korona virusit, pra përfituesit e korona virusit, nuk besoj se mund të fitojnë”. “Nëse kanë vendosur ta shkelin kushtetutën shumëfish, dhe nëse do ua përdredhin duart e mendjen anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, duke e legjitimuar shkeljen e Kushtetutës, LVV do jet në opozitë, atëherë çfarëdo Qeverie e tillë nuk do të mbijetoj. Kurrë populli nuk ka qenë me i vetëdijshëm politikisht e i mobilizuar” përfundojnë ndër të tjera deklarimet kërcënuese të Kryeministrit.
Zgjidhja është vënia në veprim e Presidentit përmes zgjidhjeve kushtetuese.

Presidenti e ka filluar mirë misionin për formimin e Qeverisë, duke zhvilluar konsultimet dhe shpresoj që Kuvendi i Kosovës me po këtë unitet duhet ta votoj Qeverinë dhe programin e ri qeveritar që për mua, duhet të jetë program i emergjencës shtetërore.
Presidenti të marr masa dhe të krijoj një Qeveri emergjence dhe të shpall gjendje të jashtëzakonshme, të veproj dora e shtetit dhe ligjit.
Qeveria është shkarkuar dhe nuk e ka me mazhorancen, kurse Parlamenti ka legjitimitet. Pra, duhet të krijohet një Qeveri dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Parlamenti nuk e ka humb legjitimitetin. Ndryshe do të kishim deklaratën e kryetares se kuvendit …”votojmë për shpërndarjen e parlamentit”…neni 82, alineja 1, pika 2 e Kushtetutës. Por, testi i Qeverisë dhe mocioni për mosbesim nuk e shpërndanë edhe Parlamentin. Kjo është e sqaruar edhe me legjislacion vendor nenin 82 të Kushtetutës në alinenë 2, ku Presidenti mund ta….!
Por, kush nuk i bindet atëherë mund të interpretohet edhe në Komisionin e Venecias.

Nxitja e dhunës dhe urrejtjes janë vepëra penale

Në Republikën e Kosovës, nxitja e dhunës dhe urrejtjes janë vepër penale ligjërisht. Ndaj i bëj thirrje Prokurorisë që të gjitha llogaritë në facebook që nxisin situata të tilla, të hetohen, të tillët edhe të arrestohen sapo që të jenë në aeroport apo kufi, në dispozicion të drejtësisë dhe ndjekjes kudo që ndodhen.
Po ti referohemi në mënyrë shkollore të interpretimit nenit 141 të KP të Republikës s ë Kosovës, i cili thotë: citoj copy/past (Neni 141 Nxitja e përçarjes dhe mos durimit) atëherë ketë frymë e kemi në deklaratat e shumë zyrtarëve të Qeverisë e zyrtarëve të ndryshëm, e të mos flasim për qytetarët e anëtarët militant të partisë LVV. Por ato që kanë efektin të realizueshëm në bazë të këtij neni janë ajo e Kryetarit të Mitrovicës dhe zyrtarit të lartë të LVV, Agim Bahtiri për “luftë vëllavrasëse”.
Toni kërcënues i Kryeministrit të shkarkuar z. Kurti në emisionin “DESK” të Agron Bajramit se “sikur të mos ishte kufizimi për shkak të corona virusit, do të kishim protestën më të rrezikshme që mbahet në mend në Kosovë” duke e krahasuar me ato të shkuar kur u dogjën dhe institucionet e shtetit dhe kur u kërkua nga shumë zyrtar shtetëror dhe nga vet zv.kryeministri i sotëm i Qeverise Kurti, Haki Abazi “se duhet shpallur organizatë terroriste”. E kjo deklaratë është një lloj thirrjej e nderdijes së tyre (militantëve edhe me prirje kriminale infantile si dhe subvencionuesve të tyre jo të pakët jashtë Kosovës) se nuk duhet t’iu ndalë asgjë dhe të jeni në gatishmëri.

Baza për penalizim të vet Kryeministrit po ashtu edhe të kryetarit të komunës së Mitrovicës z. Bahtiri, nëse do të konsiderohet emocionalisht stabil dhe i përgjegjshëm intelektualisht, ka mjaftueshëm qoftë duke ju referuar kushtetutës apo edhe vet Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kësaj liste i shtohen edhe personalitetet zyrtarë të Qeverisë në nivel ministrash, të cilët duhet të penalizohen politikisht dhe penalisht.
Duhet vënën në pah këtu ministrin Blerim Reka dhe ofertën e tij për Serbinë, të korridorit nëpër territorin e shtetit të Kosovës për dalje në Durrës apo edhe në adresë të shtetit fqinjë ( ku kryeministri i tyre autor i “Minishengenit ballkanik” jo që brengoset përkundrazi e ka prioritet).
Po ashtu duhet të listohet edhe zv.Kryeminsitri z. Haki Abazi i cili konkludoi se “veriu i Kosovës është i ndarë tani e 20 dhe është një fakt”. Duke u munduar tani ta paraqesin si ironizim por se deklarimi origjinal i nxjerrë në ekipin e atyre që duan ti bindin qytetarët se ne pas 20 vitesh paskemi një realitet të ri, siç po bënë Aleksandër Vuçiqi në Serbi, për ti bindur serbet se Kosova është çështje e përfunduar dhe u takon kosovarëve, ndërsa ky qeveritari ynë i dehur nga pozita shtetërore, duke dashur të duket sa më tolerant për të qëndruar në pushtetin e humbur tani më me turp, po provon të bej tolerantin duke u munduar të bindë qytetarët e me theks të rinjtë e tipit Rroni Gjinovci, se veriu i Kosovës është një realitet që i takon Serbisë dhe se ne duhet të bëjmë bashkimin kombëtarë me çka mbetet sipas mendorit të tyre akademi Qosja apo mentorit UJDIST Surroi. Këta realisht e ndanë Kosovën, e bënë punë të kryer, pa shkuar në Ëashington e pa hapur shishe të shampanjës.
Pra po harron se Kosova njihet nga mbi njëqind shtete në kufijtë e saje e me theks nga SHBA dhe se çdo pretendim për të devijuar nga kjo, përbën tradhti dhe është e dënueshme.

Ta mbrojmë Republikën e Kosovës nga çfarëdo rreziku që mundet me iu kanosë.

Për sa i përket menaxhimit të pandemisë: Nuk po dua të lëshohem në vlerësimin e mjeteve dhe ndërmarrjes së ministrisë përkatëse në përballimin e situatës, po supozojmë se krejt këto që ka ndërmarrë janë krye shkëlqyeshëm atëherë pyetja pse kemi rrezik pse kemi raste pse shtohen rastet në proporcion të frikshëm?
E pra bazuar në ketë të fundit, unë ia lexoj dështim punën e ministrit të shëndetësisë ngase krejt kësaj ndërmarrjeje i mungon kurora: kërkesa e ministrisë së shëndetësisë për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme mbështetur në Kushtetutë, neni 56 i saj.
Rreziku për përhapjen e Corona virusit është shumë e lartë, po ashtu rruga për të fituar këtë luftë është ndërprerja e kontakteve midis njerëzve dhe kjo arrihet duke ndërprerë lëvizjen e panevojshme të njerëzve por edhe duke shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Po të nisemi nga parimi juridik se verpa penale konsumohet duke dhënë, vepruar apo abstenuar, atëherë në këtë filtër juridik, Kryeministri ka ardhë në shkelje të normave kushtetuese që e obligojnë atë.
Këto shkelje të karakterit nxitës për përçarje dhe mos durim, tashmë siç e kam elaboruar më sipër veç i ka konsumuar. Por kushtetuta dhe Kodi penal e nxjerrin të penalizueshëm edhe në situatën e menagjimit të krizës që ka shkaktuar pandemia. Këtu do ti listoj vetëm disa situata që burojnë nga Kushtetuta dhe Kodi Penal i Kosovës.
Baza Kushtetuese:
Neni 93- Kompetencat e Qeveris , respektivisht pika 1 ( propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit) Pra sipas këtij nenit të pika 1 është faktike që Qeveria e Kryeministrit të Shkarkuar nuk është duke i zbatuar politikën e brendshme të sigurisë e cila ka të bëjë më zbatueshmerinë dhe mbrojtjen e sovranitetit politik dhe integritetit territoriale në koordinim me PUN në vend, në çdo pjesë të territorit të saj, me theks të veçantë në rastin tonë në komunat veriore të Kosovës ku është duke funksionuar dhe vepruar plani emergjent i një shtetit, me të cilin ende nuk asht përmbyllur konflikti politik ( Serbisë ).
Neni 94 – Kompetencat e Kryeministrit, respektivisht: (1. përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë; 2. siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare; si dhe pika 10. kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj). Pra Kryeministri i shkarkuar nuk është duke udhëhequr qeverinë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor që ka në mbarëvajtjen dhe observimin e zbatimit të politikave të sigurisë nga ana e ministrit të punëve të brendshme dhe administratës publike në pjesën veriore të vendit duke lejuar që të operojë dhe funksionojë aparatura e sigurisë i një vendit tjetër. Ndërlidhur kjo me futjen e 300 personave si personel mjekësor.

Vërtetë se pandemia ka karakter transnacional dhe një mbështetje e tillë e komunitetit atje është e pranueshme, si të angazhuar nga Kryqi i Kuq ndërkombëtarë siç u provua të lansohej. Por kjo mund të bëhet vetëm nëse Qeveria e Kosovës ka marrëveshje ndërkombëtare më atë organizatë ndërkombëtarë të ratifikuar në parlament, sipas Nennit 18, Nenit 19 e me theks kur ai zbatohet sipas Nenit 20, alinea 1, që ka të bej me bartje të sovranitetit [Bartja e Sovranitetit] e citoj cpy/past (1. Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, për çështje të caktuara mund të kalojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare.) Pra, kjo do të ishte një mbulesë për z. Kurti meqë ato norma kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.
Neni 131 [Gjendja e Jashtëzakonshme], respektivisht pika 4 Nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, ose ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me Kryeministrin, mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë një dekret, i cili përcakton natyrën e gjendjes së emergjencës dhe çfarëdo kufizimi mbi të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin e tij me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt.
Kodi penal i Republikës se Kosovës: Neni 22, Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi (Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi i kërkuar si element i veprës penale mund të nxirret nga rrethanat faktike). Neni 23, Pakujdesia Pika 1. Vepra penale mund të kryhet me pakujdesi të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. Pika 2. Personi vepron me pakujdesi të vetëdijshme kur është i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit ose të mosveprimit të tij, por me mendjelehtësi mendon se ajo nuk do të shkaktohet apo se ai do të mund ta parandalojë shkaktimin e saj. Neni 114, Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, respektivisht pika 1, pika 2 si dhe pika 3 e këtij neni. Neni 116, Pranimi i kapitullimit dhe okupimit – Shtetasi i Republikës së Kosovës që nënshkruan apo pranon kapitullimin ose miraton okupimin e Republikës së Kosovës apo të ndonjë pjese të saj, dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 141, Nxitja e përçarjes dhe mos durimit. Neni 414, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar respektivisht pika 3.2 moskryerja me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj; Neni 416, Keqpërdorimi i informatës zyrtare, pika 1 të këtij neni gjithashtu pika 5.

Reformës zgjedhore, vota me postë dhe votimi një votues të votoj pese kandidat, të hiqen. Te aplikohet votimi elektronik.

Zgjidhjet vijnë nga kushtetuta. Ajo që iu sugjeroj institucioneve të shtetit për rrugën tutje është, që Presidenti të ngritët në nivel kushtetues dhe të veproj sipas Kushtetutës.
Prioritet duhet të jet reforma zgjedhore. Nuk guxon më të ketë votim me postë ku një person i voton pesë kandidat. Ne jemi dëshmitarë se me çfarë masa u deshtën të numërohen votat e ardhura nga Serbia edhe pse nuk rezultoi me çdo virus. Por edhe votat nga diaspora janë helm politik.
Duhet shfrytëzuar këtë mazhorancë parlamentare dhe të kryhet reforma zgjedhore. Ky sistem zgjedhor dhe kjo formë votimi nuk japin rezultate reale por zgjedhjet i fiton kush është më manipulator që e deformon vullnetin e qytetareve në katër vjet.
Prandaj, unë kërkoj mirëkuptim edhe nga bashkatdhetarët tanë, që njëherë në katër vjet, kur do duhej të mbahen zgjedhjet, mund të sakrifikojnë nga ditët e tyre të pushimit dhe të vijnë e ta kryejnë obligimin qytetarë kushtetues, që të votojnë në Kosovë.
Element tjeter i përmirësimit të sistemit zgjedhorë, të mos manipulohet duke u keqëpërdorë vota është votimi digjital apo elektronik. Në SHBA tashmë është i testuar dhe i standardizuar.
Parlamenti i Republikës së Kosovës me ketë mazhorancë, të përfundoj ketë dukuri, votimin me poste dhe një person psesë kandidat.
Serbet e Kosovës që duan të votojnë në Kosovë, duhet ta pranoj së pari shtetin e Kosovës e jo më me harrnime. Edhe nëse qëndrojnë pretendimet e tyre për “ndarjen” e Mitrovicës, apo deri sa te definohet me ligj statusi i kishave se kujt i takojnë si në Mal të zi, duhet të votojnë në Kosovë dhe të pranojnë shtetësinë e Kosovës. Kemi shumë bashkëqytetarë që e kanë dorëzuar shtetësinë e Kosovës dhe prap votojnë. Jo! Se pari shtetësinë e Kosovës e pastaj të votojnë. Kushtetuta e përcakton se kush mund të votoj në Kosovë.
Si do që të pretendohet nga serbet lokal, ata do mbesin Serb të Kosovës. Pra, për ta fituar të drejtën e votës duhet ta pranojnë shtetësinë e Kosovës. Njëjtë vlen edhe për qytetaret shqiptarë jashtë shtetit.

Kosova po shkon drejt qeqenizimit.

Pra të krijohet qeveria sipas kushtetutës dhe të bëhet arrestimi njerëzve që bëjnë thirrje për vëllavrasje dhe urrejtje ndër nacionale. Mund të arrestohen kudo që ndodhen sepse këtë standard e ka fut vet UNMIKu.
Ne situatën që ndodhet Kosova, kërcënimin me i madh po i vije nga jashtë. Ky kërcënim që në formën e politikave e projekteve që vijnë nga jashtë, fatkeqësisht nga kryeministri e poshtë, janë duke i implementuar me shërbime, kuislingët dhe renegatet e shteteve tjera armiqësore ndaj Kosovës.
Gjyqësia dhe Presidenti janë dy mekanizma që në ditët e ardhshme do jenë shtylla që do ta shpëtojnë Kosovën ose e bankrotojnë. Nëse Presidenti me gjyqësinë do të dështojnë, atëherë do ta dështojnë shtetin, dhe Kosova po shkon drejt qeqenizimit të saj. Fryma e islamizimit, insistim nëpërmes partisë Vetëvendosje është katërçipërisht e përfaqësuar minimalisht në një grup minimal deputetesh prej 5 vetash. Është ka i vije rracia por vonë.

Institucionet e Kosovës kanë brenda kodin gjenetik të UÇK

Jemi në situatë të pa lakmueshme për herë të parë. Kosova nuk ka qenë në situatë të tillë. Republika e Kosovës në situatq të tillë ka qenë në vitin 1998, kur Serbia e kishte masakruar familjen Jashari dhe figura të ndryshme bënin thirrje që të mos njihej presidenti Rugova. Djemtë shqiptar të prirë nga Sali Ceku dhe Ahmet Krasniqi e kanë gjetë gjuhën e unitetit, bashkimit dhe jemi bashkuar në Koshare dhe ia kemi kthyer pushkën këtyre dhe atyre duke bërë që Kosova e ka fituar lirinë.
Edhe në këto rrethana që po kalon Kosova janë identike. Unë e di se Sali Ceku e Ahmet Krasniqi nuk janë gjallë por institucionet e Kosovës kanë brenda “kodin gjenetik” të UÇK dhe i bëj thirrje në emër të atij kodi që të tejkalojnë vetveten, duke pasur parasysh veprat e Ademi Jashari dhe burrave që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, ta tejkalojmë këtë situatë dhe të mos kënaqim Serbinë, se vetëm Serbia përfiton këtu.

Njerëzit që thonë duam vëllavrasje ata nuk janë vëllezër shqiptarë, mund të jenë vëllezër të tabelave, kinezve, rusëve etj. Pra nuk janë vëllezërit tanët.
Ne kemi gjetë forcë në luftën e UÇK-së, të respektojmë Kushtetutën e Kaçanikut, pa asnjë shkelje dhe kemi qëndruar në nivel te drejtës ndërkombëtare te luftës.

 

 

______________________________________________________________________________________________________________

Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara