Ngritja e cilësisë në arsim

09:39 | 30 Janar 2019

Shkruan: Shpejtim Morina

Shpeshherë hidhet në rrafshin e diskutimit çështja e ngritjes së cilësisë në arsim. Në hapsirën e diskutimit nuk bëjnë pjesë vetëm njohësit e fushës së arsimit, mësimdhënsit e profileve të ndryshme arsimore që janë pjesë e institucionit shkollor, por edhe individë të ndryshëm, të cilët shprehin shqetësimin dhe interesimin për temën e cilësisë te nxënësit, që konsideroj është një nga çështjet më të rëndësishme në intersin kolektiv, për vetë faktin e ndjeshmërinsë që bartë në vete.

Në raste të konsiderueshme përgjegjësia orientohet në një adresë të vetme, te mësimdhënsit, padrejtësisht duke i vendosur ata (mësimdhënsit) në pozitë inferiore karshi rezultatit momental që kanë nxënësit. Ekziston përceptimi te një pjesë e konsiderueshme e opinionit që cilësia në arsim te nxënësit është në gjendje mjeruese, duke marrë referencë rezultatin në testin ndërkombëtar PISA, ku Kosova renditet pothuajse e fundit në ranglistë. Ndonëse përgjegjësia kryesore në këtë rezultat bie tek organizatorët, Ministria e Arsimit dhe stafi i drejtorive të arsimit në nivel lokal, duke përfshi edhe drejtorët e shkollave, të cilët shpërfaqën mungesë të aspektit organizativ menaxherial, duke mos i kushtuar rëndësinë që kërkohej në mbarvajtjen e procesit të testimit nga nxënësit. Pa diskutim, nuk është tendenca që të amnestojë edhe përgjegjësinë e mësimdhënësve, si dhe vetë nxënësve për këtë rezultat të krijuar. Mirëpo, kam bindjen se rezultati që pritet të dalë nga testi PISA, ku Kosova ka marrë pjesë për herë të dytë, do të dalë dukshëm më mirë, për vetë faktin se vetëdijësimi dhe mobilizimi i përgjithshëm ka qenë shumë më i shprehur dhe pa diskutim rezultati do të jetë prezent konsiderueshëm.

Në fakt mësimdhënësit nuk janë adresa e vetme e ngritjes së cilësisë te nxënësit, por edhe përkushtimi i prindërve, angazhimi maksimal i vetë nxënësve, menaxhim korrekt nga drejtoritë e arsimit në nivel lokal dhe përgjegjësi nga Ministria e Arsimit, e sidomos përkrahje financiare dhe infrastrukturore nga Qeveria.

  1. Mësimdhënsit janë konsiderueshëm të kualifikuar dhe me drejtime përkatëse në lëndën ku ligjërojnë. Tek ta kërkohet qa ta shtojnë sasinë e përkushtimit dhe të seriozitetit në punën e tyre profesionale gjatë procesit mësimor.
  2. Prindërit duhet të shtojnë përkushtimin dhe bashkëpunimin me mësimdhëns, si dhe të jenë prezent më tepër në kujdesin e tyre ndaj fëmijëve (nxënësve) të tyre. Ata duhet vazhdimisht të shprehin interesim dhe të krijohet linja e komunikimit me fëmijët e tyre për çështje që kanë të bëjnë me procesin mësimor. Gjithashtu, ata duhet të kenë vazhdimisht kontakte me mësimdhënës, duke shpërfaq në këtë rast edhe interesimin e tyre për fëmijët, me vetë prezencën e tyre në shkollë. Trekëndshi mësimdhëns – nxënës – prindër duhet të jetë mjaftueshëm funksional.
  3. Nxënësit duhet të jenë dukshëm më të interesuar dhe më të përkushtuar në procesin mësimor. Ata duhet të jenë më të vullnetshëm, duke shpreh angazhim jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi. Vërehet konisderueshëm mungesa e interesimit për mësim, e ajo që është po ashtu shqetësuese është çështja e disiplinës, që pa diskutim ndikon efektivisht edhe në rënie të rezultatit në mësime.
  4. Politika që interferohet nga partitë politike në sektorin e arsimit, po prodhon pasojat e saja evidente, për vetë faktin se në shumë raste vihen persona të caktuar në pozita jo meritore në pozita drejtuese, e për pasojë po shkakton edhe mungesë të rezultatit në menaxhim të sektorëve ku ata janë drejtues. Kjo vërehet si në nivelin qendror, e po ashtu edhe në atë lokal. Interferimet me predispozita politike nga pozicioni i partive politike, duhet të jetë zonë e ndaluar për sektorin e arsimit.
  5. Qeveria duhet ta vëjë në prioritetet e saja politike përkushtimin e saj institucional ndaj arsimit. Përkrahja duhet të jetë në ofrimin e infrastrukturës së nevojshme për shkolla, si dhe në ngritjen e pagave për mësimdhënësit. Ku do vihej në pah dinjiteti dhe mbulimi i nevojave të sferës financiare tek ta. Mbështetja financiare për mësimdhënës vë në lëvizje përkushtimin e tyre profesional, karshi detyrës së tyre fisnike për edukim të brezave.

Kur të vijnë në shprehje këta faktorë të sipërcekur në zbatim, atëherë cilësia do jetë dukshëm më e lartë.

Autori (Shpejtim Morina) ka të përfunduar drejtimin e historisë, si dhe masterin në fakultetin Juridik, drejtimi financiar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara