Ngjarja në Koshare, dëshpërim nga humbja e Serbisë apo dështim i Kosovës në sistemin e sigurisë?

19:53 | 16 Tetor 2020

Shkruan: Hisen Berisha

Kohë më parë, presidenti serb, Vuçiq, në bisedimet e Brukselit kërkoi që të hapen arkivat ushtarake të luftës së UÇK-së, duke pretenduar se kanë trupa serbësh të vrarë në Koshare. Ky, pra presidenti Vuçiq, e demantoi shtetin serb që me vite deklaroi se në Betejën e Koshares apo siç e ruajnë në kujtesën nacionale si “Drugi Kosovski boj”, “Pakao Košare”, “Kosovski Vietnam” apo siç deklarohen ata serbët, që u përballën atje ku jeta e vdekja ishin një, se luftonin heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fjala Koshare për ta “Liči na SMERT”.

Pra, nuk paskëshin qenë 108 të vrarë, por 1800. Nga këta 1200 të tërhequr sipas oficerëve të tyre dhe 600 që i konsideronin të zënë robër lufte nga UÇK.
E vërteta është se këta të supozuar të zënë rob, iu dorëzuan me protokoll zyrtar ekipeve ndërkombëtare për tërheqjen e tyre menjëherë pas luftës.

Por, se si u bë që këto kufoma të konsiderohen persona të zhdukur, këtë e sqaron supozimi më i qëndrueshëm së kufomat nga Kosharja por edhe të tjerat, kanë përfunduar në shkritore në minierën e “Mačkatices” në Serbi.

Kjo u bë që t`i qetësonin nënat serbe që kundërshtonin dërgimin e fëmijëve në një luftë të pakuptimtë.
Këtë mashtrim serb rreth luftës, me theks rreth Betejës së Koshares, e demanton edhe një gjeneral i pensionuar serb, në emisionin “Priće sa Košara” i cili dëshmon se për disa orë luftime në Qafë Morinë të Gjakovës, përkatësisht Tropojës, i humbën 251 luftëtarë serbë dhe askush nuk i përmend, thua se nuk luftuar për atdhe, por përmenden vetëm 108 ushtarë të shërbimit të detyrueshëm. “Za nekoliko çasova ratovanja, na Morinskom prelazu prema Tropoji, stradali si 251 boraca, a niko ih ne pominje kao da nisu ratovali za otađbinu, samo i pominju one 108 vojnika službenoj roka”.

Më datë 10.10.2020, për të dytën herë, ashtu si vite më parë, një ministrec serb, tani dy të kamufluar si popa serbë, gazetarë amerikanë, e në realitet dy çetnikë shovinistë serbë, keqpërdorën rrethanat zyrtare të hulumtimit për kufoma serbësh, nga ekipi i përbërë i Qeverisë së Kosovës, të cilët edhe i pajisen me leje lëvizjeje për të shfaq dëshpërimin e tyre qyqar duke poshtëruar flamurin kombëtar atje.

Me ekipin qeveritar, ata hetuan territorin mjaftueshëm për të përgatitur planin e aksionit heroik.

Pastaj për ditë të tëra brodhën nëpër Junik si gazetarë amerikanë. Takuan njerëz, biseduan për luftën, të vrarët shqiptarë e serbë, për varret etj.
Më në fund implementuan aksionin heroik të poshtërimit të flamurit të Shqipërisë.

Por nga krejt ky elaborim post festum, nga informatat nga terreni, shqetësuese është përgjegjësia e institucioneve gjegjëse të shtetit, nga pranimi, dhënia e lejes e deri tek akti i kthimit në manastiret ortodokse – qendrat doktrinore të krimeve serbe historikisht.

Pra, nëse erdhën në Kosovë në bazë të ndonjë bashkëpunimi zyrtar, atëherë si duhej të vepronte shteti dhe pse nuk veproi?!
Së pari, kur iu dha leja e lëvizjes, a u identifikuan në aspektin formal dhe të inteligjencës?

Së dyti, brodhën nëpër Junik si gazetarë, por a u preokupua dikush si qytetarë të pyesë policinë lokale apo në Komunë se kush janë këta “gazetarë amerikanë” që të vetmin mjet identifikimi kishin nga një flamur amerikan në rroba?!
Në komunën e Junikut ka njësi të specializuara të Policisë së Kosovës. Si ka mundësi që të mos përbënte
shqetësim për ta bredhja disaditore e dy të ashtuquajturve “gazetarë amerikanë” qoftë edhe gazetarë të vërtetë që po interesoheshin për të vrarët në luftë e për varret e tyre?!

Në çdo stacion policor ka nga zyrtarë të inteligjencës, tërësisht të pavarur për të vepruar dhe të mos ia kenë tërhequr vëmendjen zhvillime të tilla?!

Pra, kjo po çon në konkludimin se kemi të bëjmë me:
– Sistem të brishtë ose të dështuar të sigurisë;
– Struktura kadrovike me mangësi dijesh, shkathtësish apo edhe jokredibile. Por, mund të gjykohen edhe për deficit nderi, detyre, lojaliteti, integriteti, guximi profesional, personal apo hendikepe nga e kaluara;
Kjo do të thotë se në Kosovë, duhet një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë dhe Veting gjeneral. Reformat në sektorin e sigurisë dhe drejtësisë nuk marrin shkas në infrastrukturën ligjore por te zbatuesit e ligjit.

Me këtë veprim qyqar, ju keni nënshkruar vdekjen tuaj në momentin që do të takoheni në memorialin e Koshares e s`do të mund të identifikoheni e nëse s`keni leje të veçantë nga Policia e Kosovës.
Vdekja do t`ju vijë po nga veteranët e UÇK-së, ashtu siç u erdhi 21 vjet më herët forcave tuaja që lanë eshtrat në këtë përballje. I paskeni gjetur çizmet e tyre e po mundoheni ta poshtëroni flamurin e Shqipërisë, por para 21 vjetësh i mblodhët nëpër malet e Koshares 1800 të vrarë.
Ju garantoj se pas këtyre sjelljeve, do ta rrisni numrin e viktimave. Edhe sa herë ta shkelni tokën e Kosovës, do të mbeteni popull e Gjeneralë të ushtrisë së vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara