Letër Publike Isa Mustafës

16:53 | 2 Dhjetor 2019

LDK-ja e Lutfi Haziri në Gjilan po kultivon urrejtje ndaj banorëve të Kosovës Lindore që jetojnë në Gjilan.

I nderuari Akademik z. Isa Mustafa, me këtë letër publike duam t’iu njoftojmë se ka disa vite që në Gjilan nga udhëheqja e insititucioneve të Gjilanit të drejtuera nga LDK-ja e Lutfi Haziri në Gjilan është kultivuar urrejtja patologjike ndaj banorëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Gjilan.

  1. kryetar Isa Mustafa, kjo urrejtje po përhapet, po kultivohet dhe po nxitet edhe nga nivele të larta politike si anëtarë të kuvendit të Gjilanit nga LDK siç është Abdyl Aliu , drejtor drejtorie siç z. Naser Korça që përdorin një fjalorë fyes e denigrues, e zyrtarë të arsimit si Nexhat Buzuku.

Krejtë kjo mbjellje e urrejtjes po ndodhë në prani të nënkryetarit tuaj z. Lutfi Haziri, i cili e ka  gojën plot bashkim të Preshevës me Kosovën, kurse në realitet është ai i cili nuk ndërrmerr as edhe një veprim të vetëm në parandalimin e kësaj politikë nxitëse të autoracizmit.

Kryetar Mustafa, ditët e fundit unë Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjës “Vatra” u kërcënova me vdekje nga një aktivist i LDK-së, kjo është  shqetësuese se politikat nxitëse të Lutfi kanë krijuar dhe “Mosntra” të cilat janë në gjendje të kryejnë edhe akte dhune për interese të tij.

Ju bëjmë thirrje të merrni masa në këtë drejtim, pasiqë imazhi i juaj dhe  LDK-së po dëmtohet. Gjilani e Kosova, LDK-në e njohin si parti të paqes e jo siç është shndërruar tani në parti të përhapjes së fyerjes, dhunës dhe ksenofobisë.

Kryetari Lutfi Haziri bashkë me vartësit e tij, duhen të distancohen nga vetëracizmi, paragjykimi, stereotipi dhe diskriminimi ndaj preshevarëve në Gjilan.

Kryetar i Lëvizjës “Vatra”, Kushtrim Kadriu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara