Zbuloni karakteriskat tuaja përmes shenjës egjiptiane

00:50 | 24 Nëntor 2017

Shumica e njohurive për astrologjinë egjiptiane vjen nga një disk prej guri prej 12 inçësh dhe i krijuar rreth 50 B.C (Koha e Kleopatrës).

Ky disku u zbulua në Tempullin e Hathorit në Egjiptin Qëndror. Tani ndodhet në Luvër ku vizitorët mund të shohin se 12 muajt janë ndarë në 12 perëndi dhe perëndesha. Nga mbishkrimet në Tempullin e Hathorit, këto hyjni mendohet të ndikojnë në personalitetet e njerëzve, ashtu si shenjat e sotme të zodiakut. Kështu që gjeni më poshtë perëndinë tuaj dhe lexoni çfarë thotë për ju.

Thoth (29 gusht-27 shtator)
Thoth ishte perëndia e hënës dhe drejton mësimin dhe imagjinatën.

Veçoritë pozitive: Kreativ,
analitik, keni memorie të shkëlqyer, jeni i zoti, sistematik dhe bujar.

Veçoritë negative: Materialist,
vetëkritik, pessimist.

Puna e ëndrrave: Gazetar,
muzikant, agjent, profesor.

Horus (28 shtator-27 tetor)

Horus ishte perëndia e diellit që mbronte dhe drejtonte faraonët.

Veçoritë pozitive: Besnik, i
mbroni shumë njerëzit e dashur, keni vetëbesim, jeni optimist.

Veçoritë negative: Kokëfortë,
jeni të pavëmendshëm, pa takt.

Puna e ëndrrave: Sportist ose
politikan

Wadjet (28 tetor-26 nëntor)

Wadjet është konsideruar perëndesha e diturisë dhe që ka dekoruar kurorat e faraonëve.

Veçoritë pozitive: Jeni të
arsyeshëm, të duruar, punëtor, ambicioz, të disiplinuar dhe të vëmendshëm.

Veçoritë negative: Cinik,
arrogant, dorështrënguar.

Puna e ëndrrave: Inxhinier ose
arkitekt

Sekhmet (27 nëntor-26 dhjetor) 

Sekhmet ishte perëndesha eluftës, e zjarrit dhe e shërimit.

Veçoritë pozitive: Inteligjent,
elokuent, intuitiv, atletik, kureshtar, energjik.

Veçoritë negative:  Të
paduruar, grindavec, impulsive, nuk pranoni humbjen

Puna e ëndrrave: Pedagog ose
spiker

Sphinx (27 dhjetor–25 janar) 

Sphinx ishte perëndia më enigmatike
me fuqi mistike.

Veçoritë pozitive:
Mendjemprehtë, të disiplinuar, merrni iniciativën të parët dhe keni vetëbesim.

Veçoritë negative: Ndonjëherë
fusni hundët kudo

Puna e ëndrrave: Sipërmarrës

Shu (26 janar-24 shkurt)

Shu ishte perëndia e dritës dhe ajrit.

Veçoritë pozitive: Romantik,
kreativ, tërhiqni vëmendjen, zemërmirë, të qeshur dhe me parime

Veçoritë negative: I turpshëm, i
pavendosur, posesiv, dorëshpuar.

Puna e ëndrrave: Psikolog,
punonjës social ose artist

Isis (5 shkurt-26 mars) 

Isis është perëndesha e natyrës dhe
magjisë.

Veçoritë pozitive: Praktik, të
arsyeshëm, idealist, shumë punëtor, tolerant, keni sens humori dhe stil.

Veçoritë negative: Të fshehtë,
keni tendencën të jeni qen i punës, ndonjëherë i kapni gjërat pak me vonesë.

Puna e ëndrrave: Dizajner grafik
ose shkencëtar.

Osiris (27 mars-25 prill) 

Osiris ishte perëndia e Nilit.

Veçoritë pozitive: Të shkathët,
kurioz, ideosinkretik, aftësi të shkëlyera për të folur në publik, keni
vetëbesim.

Veçoritë negative: Nuk mund të
mbani një lidhje për shumë gjatë, nervoz.

Puna e ëndrrave: Producent,
shkrimtar, Ekzekutiv i marrëdhënieve publike.

Amun (26 prill-25 maj)

Amun është perëndia e fuqisë së mendimeve.

Veçoritë pozitive: Lider të
lindur, realist, të zellshë, negociues, të suksesshëm.

Veçoritë negative: Kokëfortë, jo
tolerant.

Puna e ëndrrave: Bankier ose
agjent burse

Hathor (26 maj-24 qershor) 

Hathor është perëndesha e tokës dhe
qiellit, e lidhur ngushtë me muzikën, dashurinë dhe kërcimin, shkruan Xing.al.

Veçoritë pozitive: Artistë,
entuziast, sharmant, kreativ, aventurier, të pastër.

Veçoritë negative: Nervoz dhe
xheloz

Puna e ëndrrave: Doktor,
punonjës social, artist, aktor ose shkrimtar.

Phoenix (25 qershor-24 korrik)

Pheonix është symbol i jetës dhe
rilindjes.

Veçoritë pozitive: Elastik,
kreativ, i zellshëm, e adhuroni natyrën.

Veçoritë negative:
Kokëfortë dhe egoist.

Puna e ëndrrave: Inxhinier ose
sipërmarrës.

Anubis (25 korrik-28 gusht)

Anubis është perëndia e gjykimit.

Veçoritë pozitive: Siguroheni
mirë para se të veproni, jeni kreativ dhe idealist.

Veçoritë negative: Të
pavëmëndshëm

Puna e ëndrrave: Stilist ose
drejtor marketingu./xing/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara