Vjeshta në Massachusetts, rezervati natyror një oazë për pushim

08:44 | 30 Tetor 2019

Rezervati Mount Tom cilësohet si një margaritar i madh turistik, por edhe një vend për pushim, pasi gjendet më pak se shtatë kilometra larg nga qendra e qytetit Holyoke

Vjeshta është stina e vitit që simbolizon pjekurinë, pasurinë dhe melankolinë, ndërsa tiparet e tilla janë treguar edhe në fotografitë që shfaqin laramaninë e kësaj stine që u realizuan në rezervatin natyror në Massachusetts të SHBA-së.

Bëhet fjalë për rezervatin natyror Mount Tom që shtrihet në bregun perendimor të lumit Connecticut, pranë qytetit Holyoke.

Njëherësh, kjo është edhe maja më jugore dhe më e lartë e vargmalit Mount Tom Range, i cili karakterizohet për florën dhe faunën e pasur që përfshin shumë specie endemike.

Ekosistemin e veçantë të mikroklimës e zbukuron shkëmbi në lartësi deri në 350 metra që kufizohet me luginën e lumit Connecticut.

Si i tillë, rezervati cilësohet si një margaritar i madh turistik, por edhe një vend për pushim dhe kalimin e kohës së lirë, pasi gjendet më pak se shtatë kilometra larg nga qendra e qytetit Holyoke./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara