Të jesh dashnore në kohën e koronavisurit

15:14 | 21 Mars 2020

Pandemia e koronavirusit po kaplon mbarë botën me një shpejtësi të madhe dhe në Britani të Madhe numri i të prekurve është rritur ndjeshëm gjatë ditës së djeshme.

Përderisa qeveria britanike ka kërkuar nga populli që të izolohet gjatë kësaj kohe të pasigurtë, të izoluara edhe nga një ndjesi tjetër janë dashnoret, partnerët e të cilave janë duke kaluar kohë me familje për shkak të pandemisë, shkruan “The Sun”, transmeton portal arbresh.info

Duke diskutuar sesi COVID-19 po ndikon në romancën e saj, gruaja identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka thënë për “The Telegraph” se pandemia e ka izoluar atë nga burri që dashruonte.

“Sido që të jetë e vërteta, më besoni se ndjehem tmerrësisht vetëm dhe shumë e izoluar”, tha ajo.

Ajo ka sqaruar se partneri i saj, është detyruar që të qëndrojë në shtëpi së bashku me familjen e tij.

Për shkak të izolimit, kontakti i tyre është kufizuar, pasi gruaja e tij punon nga shtëpia për shkak të pandemisë.

LEXO EDHE: Një avokat divorcesh tregon 5 arsyet kryesore pse martesat dështojnë

Ajo e pranon se tani ndodhet në një situatë aspak të mirë, pasi më parë gruan e tij të vërtetë nuk e kishte parë si pengesë për marrëdhënien e tyre.

Ajo shpjegoi se sa shumë i mungon i dashuri i saj dhe shqetësohet për shëndetin e tij pasi pandemia bën që shkollat dhe vendet e punës të mbyllen ndërsa qytetet të shkojnë në mbyllje.

Një krizë mes partnerëve është parë edhe në Kinë dhe në Itali.

Në Kinë është shtuar numri i divorceve pas karantiminit, ndërsa në Itali, për shkak të mosqëndrimin për një kohë të gjatë me partnerin e tyre në shtëpi, është duke u përjetuar një krizë mes familjarëve që pritet të shkatojë një numër të madh divorcesh pas tejkalimit të situatës së Covid-19./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara