Të hash në vende të zhurmshme pengon humbjen e peshës

01:39 | 14 Dhjetor 2017

Një studim i fundit ka gjetur se në humbjen e peshës ndikon edhe ambient se ku ushqeheni.

Akti thjesht i përtypjes nuk ka ndikim në mesazhet që i dërgohen trurit dhe nivelit të ngopjes, por thjesht ka ndikim në humbjen e peshës më shumë se që e mendoni.

Studimi i botuar në “Quality and Preference Food” dhe i kryer nga Universiteti i Brigam Jangut në SHBA, ka gjetur se njerëzit hanë më pak kur janë të vetëdijshëm për tingujt e përtypjeve, transmeton portali arbresh.info

Autori i studimit, Ryan Elder, ka theksuar se nëse hahet në mjedise të zhurmshme, si përpara televizionit, ose në vendet me muzikë të lartë, ose në ndonjë restaurant të zhurmshëm, shkakton humbjen e nocionit të sasisë që jeni duke konsumuar.

Sipas tij, kjo ndikon në shtimin e peshës se papritur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara