Tash e tutje gështenjat edhe në supë

09:41 | 29 Tetor 2018

Një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe e shijshme. Mund të bëhet dhe për fëmijë, por pa konjak dhe piper te zi.

 

Përbërës

  • 700-800gr gështenja
  • 1 lt lëng pule
  • 1 presh
  • 1 karotë
  • 1 qepë të thatë
  • Trumzë të freskët
  • 2 lugë vaj ulliri ose gjalpë
  • 1 shotsa konjak
  • Kripë-piper

 

Ziejmë gështenjat për 30′ minuta në ujë me pak kripë, më pas i lëmë të ftohen. Pasi i pastrojmë, i presim. Pastrojmë edhe presim dhe perimet. Në një tigan kalojmë perimet me vaj ulliri ose gjalpë deri sa të zbuten pak dhe në fund shtojmë gështenjat për 1-2 min. Në fund shtojmë pak konjak dhe lëmë të avullojë alkooli, i vendosim në një tenxhere së bashku me lëngun e pulës dhe shtojmë pak piper dhe kripë. I lëmë të ziejnë për rreth 20-30 min në zjarr të ulët. Në fund mund ta bëjmë në formë kremi. Ju ftoj ta gatuani! Ju bëftë mirë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara