“S’kisha xhaketë të shkoja në shkollë”, historia e mjekut Pëllumb Pipero

23:23 | 16 Maj 2020

Në këtë situatë të jashtëzakonshme heronjtë e vërtetë kanë qenë mjekët të cilët ndodhen në frontin e parë të “luftës” duke u kujdesur, kuruar pacientët e infektuar me COVID-19 dhe duke na këshilluar se si të mbrohemi nga ky armik i padukshëm.

Përpara se programi “Dua të të bëj të lumtur” të niste transmetimet, në rrjetet sociale kishte shpërndarë një pyetje se cilin nga figurat publike do të dëshironit që të bënit të lumtur dhe emri më i përmendur kishte qenë doktorr Pëllumb Pipero.

Në studio kishte ardhur vëllai i doktorit, Ganiu me të cilin nuk takohej pej dy muajsh për shkak të emergjencës civile.

Ai rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe punën e palodhur që doktor Pipero kishte bërë për të ndihmuar familjen e tij. Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re. Për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij,Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta.

Vëllai i tij, Ganiu e kishte ftuar në program për ta falenderuar për mbështetjen që i kishte dhënë familjes, por gjithashtu edhe për t’i shprehur mirënjohjen doktor Piperos dhe të gjithë bluzave të bardha që janë kthyer në motiv shprese për të gjithë shqiptarët me punën dhe këshillat që japin./lajmiifundit/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara