Skaliteni trupin brenda një jave: Tri ushtrime për transformim të plotë!

17:00 | 25 Gusht 2019

Vera është stina ideale e vitit për t’u marrë me fitnes

Mund të ushtroni në ambient të hapur, ndërkaq treningu plotësues i cilitdo lloj thjesht e shkrin dhjamin

Po ju propozojmë tri ushtrime të cilat do ta skalisin gjithë trupin në afat rekord:

Hapi

Qëndroni vertikalisht, angazhoni muskujt e barkut. Bëni një hap para ashtu që gjurin e këmbës prapa ta lëshoni në mbështetëse. Kur të jetë sa më afër dyshemesë, gjuri duhet të jetë nën këndin prej 90 gradësh.

Gjuri i këmbës përpara nuk bën ta kalojë gjoksin, supet le të jenë mbi kërdhokulla. Kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 3 deri në 5 seri nga 10 përsëritje me pauza prej 30 sekondash.

Rezistenca

Ushtrimin fillojeni në pozitën fillestare të pompave – duart janë në gjerësinë e supeve, bërrylat janë të kthyer butë nga ana e jashtme, stomaku dhe vithet janë të shtrënguara, ndërkaq këmbët të shtrira.

Merrni frymë duke e tërhequr gjurin e djathtë në drejtim të bërrylit të djathtë, ndërkaq gjatë nxjerrjes së frymës shtrijeni këmbën prapa. Bëni 6 përsëritje alternative në 3 seri. Pauzat midis serive le të jenë 30 sekonda.

Pompat në tavolinë

Ulini në skajin e tavolinës, krevatit apo karriges. Duart vini afër kërdhokullave me gishtat përpara. Supet tërhiqni poshtë. Shtrëngoni stomakun, lëvizni një hap para, lëshoni vithet në drejtim të dyshemesë.

Shuplakat shtrëngoni në mbështetëse, shtrini bërrylat dhe kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 10 përsëritje, pushoni 30 sekonda dhe përsëritni edhe dy seri.

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara