Shtatë pjesët e trupit më epshndjellëse: Ç’duhet të bëni që partneri të marroset pas jush

08:54 | 11 Shtator 2019

Nëse një marrëdhënie seksual fillon e mbaron thjesht me penetrimin e organit gjenital, ka shumë për të mësuar e provuar

Ndonëse qëllimi final është arritja e kënaqësisë maksimale, duhet të dini se jo vetëm akti, por edhe paraloja, stimulimi i pikave të caktuara në trup, luajnë një rol kryesor në arritjen e orgazmës.

Mjafton thjesht të zhvisheni nga komplekset dhe t’i jepni mundësinë vetës të eksploroni njëri-tjetrin.

Dhe ndërkohë që seksologët mund të argumentojnë se çdo zonë në trupin e një personi mund të jetë një zonë erogjene nëse trajtohet siç duhet, ka disa zona specifike që janë më të ndjeshme se ta tjerët.

Këtu, ekspertët përshkruajnë pikat më erogjene që duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë.

1. Flokët

Njerëzit kanë mbaresa nervore në lëkurën e kokës që janë bashkangjitur në pjesën tjetër të trupit të tyre, dhe kur flokët e tyre tërhiqen lehtë dërgojnë stimulim në pjesën tjetër të trupit të tyre.

2. Gishtat

Gjymtyrët apo për të qenë më të saktë gishtat kanë miliona mbaresa nervore në sipërfaqe të lëkurës. Stimulimi më i vogël i këtyre të fundit padyshim që do të rrisë qarkullimin e gjakut jo vetëm në këtë zonë “por edhe në kokë” (e kur themi stimulim nënkuptojmë puthjen apo lëpirjen e tyre).

3. Këmbët

Ekziston një arsye pse masazhet e refleksologjisë janë kaq të njohura. “Ka shumë mbaresa nervore në këmbë, siç e thamë edhe më lartë dhe kjo gjë i bën gjymtyrët zona erogjene.

4. Pjesa e brendshme e kofshëve

Duke qenë se kjo pjesë e trupit është pranë organit gjenital, ledhatimi apo prekja e kësaj zone shndërrohet në një veprim epshndjellës.

5. Buzët

Buzët në përgjithësi janë një nga pjesët më të ndjeshme të trupit. Merrni kohën tuaj ndërsa puthni dhe mos u nxitoni. Luani me gjuhë dhe zgjateni puthjen.

6. Qafa

Shpjegimi pas kësaj zone: këtu ndodhet gjëndra tiroide, e lidhur ngushtë me organet seksuale, sipas mjekësisë së lashtë kineze! E pra stimulimi i saj, ndikon drejtpërdrejtë në të gjithën këtë për të cilën po shkruajmë…

7. Thithkat

Ndërsa thithkat e meshkujve janë në thelb të njëjta me thithkat femërore, ato mund të jenë edhe më të ndjeshme, meqë djemtë nuk i prekin aq shpesh. “Për shumë njerëz, thithkat e tyre janë një territor i paeksploruar – një zonë erogjene me të cilën nuk kanë eksperimentuar,”. Pra provojeni nuk keni asgjë për të humbur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara