Shenjat më inteligjente të horoskopit

21:02 | 6 Gusht 2019

Koncepti i gjenialiteti mbetet ende sot tepër i gjerë dhe i vështirë për t’u përcaktuar, nisur nga fakti që inteligjenca shfaqet në dimensione të ndryshme dhe përfshin skuta të shumta. Sidoqoftë, po të kthejmë kokën pas, te disa prej mendjeve më të ndritura të shkencës dhe arteve do të spikasim 4 shenjat që priren më së tepërmi drejt një IQ- je (koeficienti i inteligjencës) të lartë.

UJORI

Mënyra unike sesi e perceptoni botën ju shndërron në një qenie elitare. Ja dilni të gjeni një zgjidhje për çdo vështirësi të mundshme, me bindjen se ka një rrugëdalje për çdo labirint. Jeni mendjehapur dhe i krijoni vetes mundësinë për t’u përfshirë në përvoja të reja që domosdoshmërisht ju aftësojnë.

VIRGJËRESHA

Tepër të përqëndruar te detajet dhe rritja e intelektit tuaj, një e premte që përfshin të qëndruarit në shtëpi dhe të lexuarit një libër është idealja për ju. Kështu, arrini të mësoni më shumë, të thelloheni gjatë në mendime e ide si dhe të udhëtoni nëpër shtigjet e imagjinatës.

AKREPI

Tepër të dhënë pas ëndrrave dhe pasioneve tuaja, mjafton t’ju lindë një ide dhe do ta shpini deri në fund duke e perfeksionuar në maksimum. Gëzoni një frymë origjinale të të menduarit të gjërave, çka ju çon drejt niveleve të gjenialitetit.

BINJAKËT Arti i komunikimit është aftësia juaj më e madhe, që do t’ju mundësojë të ushtroni ndikimin tuaj te masa e gjerë. Dijeni se përgjatë historisë, pas shumë nismave apo lëvizjeve botërore janë fshehur individë të shenjës së Binjakëve. Prireni të frymëzoni të tjerët, të ngrini probleme madhore dhe të sugjeroni zgjidhjet tuaja të mirëmenduara

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara