Sallata sezonale që ju ndihmon të ktheni linjat

01:11 | 25 Maj 2020

Nëse keni shtuar peshë gjatë ditëve të karantinimit, tani është koha e duhur që të mendoni të ktheni linjat.

Përpos aktiviteteve fizike, rol të madh në linjat e trupit luan edhe dieta, shkruan portal arbresh.info

Gjatë ditëve të ngrohta, ushqimet duhet të jenë të freskëta dhe që ju mbushin me energji, prandaj është shumë e nevojshme që të paktën 1 herë në javë të hani sallatën sezonale me tranguj dhe kungull të njomë.

Përbërësit:

3 kunguj të njomë
2 tranguj
1 grusht gjethe majdanozi
Kripë ( sipas dëshirës)
Piper ( sipas dëshirës)
Uthull
Vaj ulliri

Përgatitja:

Qëroni kungujt, grijini dhe zieni ato për dhjetë minuta me ujë të kripur. Pasi të jetë zier vendoseni në pjatën ku do të gatuani sallatën. Kur të ftohen shtoni trangujt e prerë, majdanozin, kripën, piperin dhe uthullën. Shtoni vajin e ullirit dhe perzijeni. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe djathë.

Kjo sallatë preferohet të hahet në mesditë. Ju bëftë mirë!./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara