Qyteti i ëndrrave, Dubai – 7 gjëra që duhet t’i bëni gjatë udhëtimit tuaj

18:24 | 16 Shtator 2019

Dëshironi të vizitoni një vend fantastik dhe ku është lehtë të keni ndjenjën e turistit? Apo keni ëndërruar të vizitoni gjithmonë Arabinë?
Është koha që të mendoni për të vizituar Dubain, një prej shtatë Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik.

Dubai është sinonim i atraksionit. Pavarësisht çka mund t’iu interesojë, ju do ta gjeni veten patjetër me diçka në Dubai.

Dubai është destinacion perfekt, sidomos në kohën kur në vendin tonë është dimër. Në janar dhe në shkurt, kjo ndjesi bëhet edhe më e mrekullueshme. Vendi edhe pse është islamik, ka një stil jete ndërkombëtar. Njerëz nga gjithë globi kanë prona ose banojnë në Dubai.

Nga kultura, sporti, aventurat pa fund e deri te lukset që ofrojnë hotelet, në Dubai keni dhe mund të bëni shumëçka.

Dhow Cruise Marina

Në një qytet ku dominojnë ndërtesat e larta që ngacmojnë qiellin e bukur, është Dubai Marina atraksioni që ka disa prej ndërtesave më fascinuese dhe atraksioneve ku vizitorët mund të relaksohen në komoditet dhe luks përballë rrjedhave magjike të ujit.

Dubai Marina është një atrakcion i ri në Dubai, i karakterizuar nga rrokaqiej dramatikë dhe blloqe të apartamenteve që duken impresive në në mbrëmje. Me kaq shumë konstruksione ende në realizim e sipër, Dubai Marina vazhdon të ndryshojë me kohën duke u shndërruar në një destinacion gjithnjë e më atraktiv.

Dhoë Cruise në Dubai Marina ju ofron një eksperiencë unikale të përjetimit të gjithë atyre që i thamë më lart por vetëm në mënyrë të veçantë – duke lundruar me një prej anijeve të famshme ku do të kaloni çaste të magjishme, pse jo edhe darkë romantike.

Desert Safari

Eksperienca më elektrizuese dhe fantastike është pa dyshim desert Safari, ku do të shijoni shkretërirën në formën që ju dëshironi.

Qoftë ditën, apo edhe natën, Desert Safari është top destinacion, ku mund të kënaqeni duke skijuar në rërë, të shëtiteni me deve apo edhe me motociklete.

Relaksimi i mbrëmjes në stilin beduin me darkë, muzikë dhe show është qershija mbi tortë pas adrenalinës ditore.

Shkretërira arabe është përjetim jetësor dhe atë nuk duhet ta lëshoni pa e vizituar.

Burj Khalifa

Ndërtesa ikonë e Dubait është Burj Khalifa, që është e gjatë 829.8 metra dhe është ndërtesa më e madhe në botë dhe më e famshmja që nxit më së shumti interesim në Dubai. Për shumë vizitorë, një udhëtim në hapësirën e observimit në katin e 124 është e pashmangshme gjatë qëndrimit në qytet.

Pamjet e qytetit nga perspektiva e zogut janë thjesht mahnitëse. Hapësira e observimit përfshin një prezantim multimedia ashtu sikurse edhe në Burj Khalifa, para se një ashensor i shpejtësisë së lartë t’iu dërgojë si në ëndërr në katin e fundit për të parë pamje të cilat vetëm keni munduar t’i imagjinoni – në njërën anë oqeanin e pafundmë plot madhështi, e në anën tjetër qytetin mbreslënës.

Vizitat në mbrëmje janë popullore për shkak të fotografive të qytetit i cili natën ndriqon sikurse qielli me yje deri në pafundsi. Një galaksi e tërë ndërtesash të mrekullueshme të cilat krijojnë panoramë fascinante në aparatin tuaj.

Në pjesën e poshtme të Burj Khalifas janë terracat e dizajnuara me shumë shije, me shëtitore ku era e butë takohet me lëkurën e fytyrës tuaj plot ngazëllim për këtë vizitë.

Fontanat magjike mund t’i shijoni aty po ashtu, të famshmen Dubai Fountain, që është fontana më e madhe performuese në botë, e modeluar sipas fontanave të Bellagios në Las Vegas.

Global Village

A është karnival? A është një parajsë? A është një vend për të zbuluar arte etnike? Apo një botë e ushqimit? Përgjigja është – është e gjitha kjo, por shumë më shumë.

Aty ku takohen ushqimi, kënaqësia, moda dhe takimet plot dashuri. Është vendi që patjetër duhet ta vizitoni nëse dëshironi thjeshtësi, kuzhinë globale dhe shoping unik.

Nga do që do të ktheheni, ju do të eksploroni, të përjetoni gjërat që janë sipas shijeve tuaja. Global Village nuk ka precedent as pas 23 vitesh të ekzistimit – kryesisht në kohët kur në Evropë është më ftohtë.

Është vend ku do ta gjeni veten në detaje, dhe është e bazuar në pesë shijet e famshme – pamjen, dëgjimin, shijimin, erën dhe prekjen – gjëra që nuk duhet t’i humbisni kur të shkoni në Dubai.

Mund të mbesim deri në mëngjes për të treguar atë që mund të gjeni në Global Village dhe kjo është vërtet shumë.

Dubai Parks & Resorts

Në Dubai Parks and Resorts nevojat e juaja të argëtimit janë të mbledhura të gjitha në një vend. Problemi i vetëm këtu është të zgjedhni atë që dëshironi të bëni. Ky projekt gjigant inkorporon “swag”-un e parqeve të klasit boëtror duke ofruar gjithçka për të gjithë – pavarësisht moshës.

Motiongate e ka pamjen e vet të produksioneve hollywoodiane me shëtitje të bazuara nëpër instalacione të filmave të famshëm blockbuster.

Bollywood Parks rigjallëron industrinë e famshme indiane, teksa Legoland Dubai dhe Legoland Waterpark u ofrojnë vizitorëve të rinj një paketë të plotë ditore të rrugëtimeve interaktive, rrëshqitjeve ujore dhe pishinave me valë.

Hapësira Riverland Dubai do të thotë se nuk ka nevojë që të largoheni pasi të jeni lodhur me shëtitjet nëpër parqet tjera, pasi që ofron argëtim të madh përgjatë mbrëmjes.

Atlantis Aquaventure

Parku ujor, i bazuar në Atlantis, The Palm, në Palm Jumeirah – ishullin e famshëm të krijuar nga dora e njeriut – është një vend mjaft “cool” për t’u relaksuar pas disa ditëve të ngarkuara me shoping dhe shëtitje. Aksioni rrëshqitës nëpër topoganët gjigant është i shkëlqyer dhe i klasit botëror, me Aquacondan që është topogani më i gjatë në botë.

Ekzistojnë edhe safarit nënujore duke shfrytëzuar helmetat Sea TREK, një hapësirë e dedikuar për të luajtur me ujë për fëmijë të vegjël dhe kur të jetë shpenzuar gjithë energjia, keni plazhin me rërë të bardhë të gjatë 700 metra për relaks.

Abu Dhabi City Tour

Kështu është vizita në qytetin Abu Dhabi, ku keni një botë të tërë për të përjetuar.

Duke filluar nga xhamia e famshme Sheikh Zayed që është vërtet një ajkë arkitekturore e zonës ku do të përjetoni botën islame në tërësi.

Rrugëtimi vazhdon në ishujt YAS dhe Sadiyat që janë pjesë e eksperiencës së Abu Dhabi City Tour.

Emirates Palace është një pallat i stilit oriental, një magji e arkitekturës plot palma e drita, ku do të kompletoni imagjinatën tuaj më të bukur.

Ndërkaq, Ferrari World kompleton Abu Dhabi City Tour, ku do të gjeni gjithçka rreth brendit më të famshëm të automobilave të shpejtë e luksoz, ku mbizotëron vazhdimisht vetëm një gjë – adrenalina./telegrafi

 

 

Lajmet më të lexuara