Psikologu tregon kohën më të mirë për të kryer punët që kërkojnë përgjegjësi

12:38 | 17 Shtator 2020

Psikologu Eric Barker pas një studimi ka ardhur në përfundim se punët që kërkojnë përgjegjësi dhe shumë mendime është mirë të kryhen në mëngjes.

Ai ka analizuar një pjesë të trurit që është thelbësore për funksionimin e sistemit të punës.

Koha më e mirë, kur truri është i pushuar për punët që kërkojnë shumë përgjegjesi është në orën 10 të mëngjesit, në orën 2 të pasdites dhe në 7 të mbrëmjes, transmeton portali arbresh.info

Studimi është kryer me 16 burra të cilëve u kërkua që të përmbushnin një detyrë.

Në të njëjtën kohë, ata iu nënshtruan rezonancës magnetike dhe rezultatet e hulumtimit tregojnë se ana e  majtë e trurit ishte më i dobët në orën 14.

Psikologu Eric Barker pajtohet që detyrat që kërkojnë shumë mendime duhet të bëhen në mëngjes, ndërsa detyrat që nuk kërkojnë shumë përpjekje mendore duhet të bëhen pasdite.

Një studim tjetër i kryer në Amerikë tregon se çdo punëtor, të paktën një herë në javë e zë gjumi në punë, për shkak të lodhjes ose pagjumësisë.

Studimi u krye në 1,500 punëtorë dhe 76% e tyre ndiheshin të lodhur pothuajse çdo ditë, kështu që ata pranuan se kishin performancë të dobët sepse nuk bënin gjumë të mirë.

“Punonjësit që nuk flenë siç duhet kanë përqendrim të dobët, janë shumë më pak të aftë të përballojnë stresin dhe e kanë të vështirë të marrin vendime”, tha autori i hulumtimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara