Pse shfaqen puçrrat rreth vaginës dhe si mund t’i trajtoni sipas gjinekologëve

16:59 | 6 Dhjetorë 2018

Shfaqja e një puçrre në zonën intime mund të jetë alarmante, por është diçka krejt e zakonshme dhe jo e rrezikshme për shëndetin.

Sipas Dr. Natasha Bhuyan, aknet rreth vulvës (pjesës së jashtme të vaginës) mund të ndahen në disa kategori që përfshijnëL aknet, qime të rritura nën lëkurë, ciste dhe puçrra të SST-ve.

Aknet shfaqen në trajtë inflamacioni, janë të përflakura dhe janë të dhimbshme. Mund të jenë burim infeksioni, ndaj duhen trajtuar me një krem antibakterial. Ndërkohë irritomi nga qimet nën lëkurë është një gjë krejt tjetër.

Gjinekologët mendojmë se aknet e vulvës shkaktohen nga akumulimi, shumimi i baktereve dhe djersës. Kjo shkaktohet nga heqja e qimeve me brisk, fërkimi i lëkurës me materiale që acarojnë lëkurën etj.

Si mund t’i parandaloni puçrrat/aknet vaginale?

Vishni mbathje të pambukta që përthithin djersën dhe e lënë lëkurën të ajroset.

Nëse vendosni të hiqni qimet, merrni masat parandaluese dhe bëjeni në mënyrë korrekte. Kur është fjala për briskun, mos e shkëmbeni me asnjë njeri, ndërrojeni çdo katër javë dhe përdorni krem apo shkumë e cila zbut qimet si fillim.

Përveç përdorimi topik të peroksidit të benzoil (pra krem rreth zonën së puçrrave) gjinekologët sugjerojnë dhe përdorimin e kripës Epsom dhe kompresave të ngrohtë për të ndihmuar në shërimin e akneve më shpejt.

Dhe pa marrë parasysh se sa të bezdisshme e të dhimbshme janë ato akne MOS i shtypni kurrë!

Shpërndaje në rrjete sociale