Prindërit e quajnë fëmijën Lucifer, ndërhyjnë autoritetet

22:56 | 25 Tetor 2017

Një çift nga Kassel, Gjermani, ka dëshiruar që djali i tyre të quhej Lucifer.

Autoritetet kanë kërkuar sqarim nga Gjykata e rrethit lokal, për të vendosur nëse foshnja do të duhet të pagëzohet me atë emër, transmeton portali arbresh.info

Zyrtari i gjykatës Matthias Grund nuk ka lejuar vendosjen e emrit të propozuar nga prindërit, ndërsa ka theksuar se emri mund të rrezikonte mirëqenien e fëmijës.

Prindërit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i njohur, kanë pranuar vendimin e gjykatës dhe e kanë quajtur djalin e tyre Lucian.

Autoritetet në Gjermani e kanë të lejuar që të mos pranojnë vendosjen e disa emrave për fëmijët, edhe pse nuk ka ndalim të plotë për emërtim të veçantë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara