Pesë shtetet më të mira në botë për të jetuar dhe punuar – e para Zvicra

18:21 | 7 Gusht 2019

Shumica e njerëzve ëndërrojnë të shpërngulen në një shtet tjetër në kërkim të diçkaje të re, për mundësi të mira punësimi apo thjesht për një ambient të freskët për ta përmirësuar mirëqenien mendore dhe fizike – por nuk ia kanë idenë se ku t shkojnë.

Prandaj, HSBC, një prej bankave më të mëdha në botë, ka kryer anketime me persona të riatdhetësuar nga 163 regjione për t’i pyetur se cilat janë vendet e preferuara në botë në bazë të standardit të jetesës, mundësive për karrierë dhe në bazë të mundësive të mira për të rritur familje.

Anketimi, i kryer nga ‘YouGov’ në mars dhe shkurt të vitit 2019, ka qenë i hapur për të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjet të cilët për momentin nuk janë duke jetuar në vendlindje.

Kështu, ekspertët kanë zgjedhur pesë shtetet më të mira në botë për të jetuar dhe punuar.

5: Zelanda e Re

Zelanda e Re është shtet i njohur për të riatdhesuarit, e posaçërisht për ata që vijnë nga shtetet anglishtfolëse si Britania, SHBA-të, etj.

Shumë njerëz që janë shpërngulur këtu kanë thënë se iu është përmirësuar kualiteti i jetës.

Sipas HSBC, njerëzit që shpërngulen këto janë më të prirë të qëndrojnë 20 vjet më shumë sesa në çdo shtet tjetër.

Liqeni Wanaka në Zelandë të Re

4: Spanja

Stili i jetesës Mesdhetar dhe i relaksuar në Spanjë u mundëson njerëzve ta shijojnë një kualitet të mirë të jetës dhe ta përmirësojnë mirëqenien mendore.

67% e pjesëmarrësve kanë thënë se kanë parë përmirësim në balancimin jetë-punë pas shpërnguljes këtu.

Rrugë në Madrid, Spanjë

3: Kanada

Kanada është një prej shteteve më mikpritëse në botë për të huajt dhe shumica e njerëzve shpërngulen këtu për periudha afatgjate.

Vancouver, Kanadë

2: Singapori

Singapori është vendi më i mirë në botë për familjet e riatdhesuara, ku shumica e prindërve kanë rrëfyer se sistemi i shkollimit është shumë më i mirë sesa në çdo shtet tjetër.

Megjithatë, kostoja e jetesës këtu është mjaft e lartë.

Singapor

1: Zvicra

Shumica e atyre që janë shpërngulu në Zvicër kanë treguar se kanë vërejtur dukshëm përmirësim në kualitet të jetës dhe se ambienti përreth është shumë më i sigurt dhe më i pastër sesa në shtetet tjera.

Rroga mesatare në Zvicër është rreth 111,587 dollarë – shumë më e lartë sesa mesatarja globale prej 75,966 dollarë për të riatdhesuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara