Përpiqeni të humbni peshë? Ky studim jep zgjidhjen që duhet ta provoni

22:07 | 20 Janar 2020

Humbja e peshës është një detyrë e rëndë sa fizike aq edhe mendore.

Duhet shumë përpjekje për të ulur konsumin e kalorive, për të kontrolluar dëshirën për ushqim jo të shëndetshëm dhe të frenoni tundimin për ushqime me sheqer, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, përkundër vështirësive, studiuesit kanë gjetur një mënyrë të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë për t’ia dalë mbanë dhe për të kthyer linjat.

Studiuesit thonë se për t’ia arritur qëllimit duhet të hani vetëm.

Po, është ashtu sikurse e lexuat. Duhet të hani vetëm!

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që kanë tendencë të hanë më shumë, zakonisht hanë shumë kur janë të rrethuar me miqtë ose familjen. Kur hani në rrethin tuaj shoqëror, ju mund të ndikoheni nga zgjedhja e ushqimit të njerëzve të tjerë dhe për një kohë të harroni qëllimin tuaj të fitnesit.

Studimi i botuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’ thekson se ngrënia në një rreth shoqëror ka një ndikim të fuqishëm në mendjen tuaj.

Studiuesit kanë vlerësuar rreth 42 studime ku është gjetur se ngrënia në praninë e njerëzve të tjerë rrit më shumë kënaqësinë e konsumimit.

Studiuesit e kanë cilësuar këtë fenomen të të ngrënit më shumë në një tubim shoqëror si “lehtësim shoqëror”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara