Pas këtij lajmi, nuk do i mbyllni më kurrë dritaret kur flini gjumë

00:30 | 29 Prill 2017

Hapja e dritares në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër është zgjidhja më e mirë për të parandaluar obezitetin dhe tipin 2 të diabetit, kështu ka sugjeruar akademiku Ashley Grossmann profesor i endorkinologjisë në universitetin e Oxford-it.

Ai beson se ka mjaftueshëm prova për të besuar se trupi pak më i ftohtë se normalisht mund të ketë shumë përfitime për shëndetin. Komentet e tij erdhën menjëherë pasi disa shkencëtarë holandezë gjetën një lidhje mes ngrohjes globale dhe diabetit.

“Ka prova bindëse se ftohja e trupit me disa gradë më pak mund të përmirësojë ose të reduktojë diabetin. Jeta në një ambient të freskët rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe largon diabetin” .

Jo më kot rekomandohet që temperaturat në mjedisin ku jeton të jenë më të ulëta, kjo sepse kur kemi ftohtë, humbasim kalori, ndaj kjo është një zgjidhje e mirë për të parandaluar edhe obezitetin.

Një avantazh tjetër i të ftohtit është se do të dukeni më të rinj. Mbajtja e dhomës në temperaturën mbi 19 gradë, në fakt, e detyron trupin që të qetësohet apo ngrohet natyralisht përmes gjumit dhe melatoninës.

Kjo e fundit paraqet hormonin më të rëndësishëm antiplakje dhe sapo ajo çlirohet, i lejon trupit që të qetësohet. Si kundërpërgjigje ndaj të ftohtit, trupi ynë prodhon nivele të larta të hormoneve të rritjes, një substancë tjetër antiplakje që na bën të dukemi dhe të ndihemi më të rinj.

Për të ndihmuar trupin që të ngrohet shpejt, një këshillë tjetër e studiuesve është që të flemë lakuriq: në këtë mënyrë, do të mund të prodhojmë më pak kortizon, një hormon që lidhet me stresin dhe rritjen e peshës.

Avantazhi i fundit i fjetjes në një ambient të ftohtë është thjesht se do të lodhemi më pak për të na zënë gjumi. Kjo sepse, klima më e ftohtë e ndihmon trupin që të arrijë më shpejt temperaturën ideale të gjumit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara