Pas 60 vitesh miqësi, zbulojnë se janë vëllezër

01:24 | 28 Dhjetor 2017

Dy burra në Havait që u rritën si miq të mirë bashkë për shumë se 5 dekada, kanë zbuluar së fundmi sekretin e madh midis tyre.

Alan Robinson dhe Walter Macfarlane kanë qenë miq për 60 vjet.

Të lindur në Havai 15 muaj diferencë midis tyre, ata u takuan në klasën e gjashtë dhe luajtën futboll së bashku në një shkollë prepolingu Honolulu.

Macfarlane nuk e kishte njohur asnjëherë babanë e tij po ashtu edhe Robinson. Ata kërkuan vazhdimisht përgjigje se nga e kishin prejardhjen.

Për të gjetur të vërtetën, testi i ADN-së është një nga zgjidhjet dhe analizat treguan të njëjtat kromozome që të thotë se ata janë vëllezër.

Robinson kërkoi në një faqe interneti për të gjetur lidhjet e familjes së tij.

Më vonë, ata mësuan se kishin lindur nga e njëjta nënë.

“Ishte një tronditje,” tha Macfarlane.

Ata zbuluan marrëdhëniet me miqtë dhe familjen gjatë një mbrëmje të shtunën e shkuar.

“Ishte një përvojë e madhe, shumë e madhe,” tha Robinson. “Nuk e di se sa kohë do të marrë për mua që të kapërcej këtë ndjenjë”.

Ata kanë në plan të udhëtojnë dhe të gëzojnë së bashku pas daljes në pension.

“Kjo është dhurata më e mirë e Krishtlindjeve që unë mund të imagjinoja ndonjëherë,” tha Robinson./Oranews

 

Lajmet më të lexuara