Pas 150 vitesh, sonte do të shikoni fenomenin më të rrallë të hënës

01:26 | 31 Janar 2018

Sot më datë 31 janar bëhuni gati të shihni SupeHënën, një fenomen i cili nuk ndodh prej 150 vitesh.

Super Hëna Blu do të mund të shihet qartë në Amerikën Veriore, Azi, Lindjen e Mesme, Rusi dhe Australi,ku pamjet do të jenë me të vërtetë spektakolare.

Bashkimi i Diellit, Hënës dhe Tokës do të zgjas plot 1 orë e 16 minuta.

Po përse quhet Super Hëna Blu? Sepse në të njëjtën kohë ndodhin tre evente, Super Hëna, hëna blu dhe eklipsi hënor.

Hëna është shumë afër orbitës së Tokës, 14 për qind për e shndritshme dhe 30 përqind më e madhe se zakonisht.

Është po ashtu hëna e plotë e dytë brenda muajit e cila ndodh një herë në 2 vite./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara