Niseni mëngjesin me nje smoothie me karrota

23:54 | 6 Dhjetorë 2018

Niseni mëngjesin shëndetshëm dhe plot energji me një smoothie me karrota. Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.

Përbërësit
2 karrota
1 nektarinë
2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)
1 kivi
3 lugë kos

Përgatitja
Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!

Shpërndaje në rrjete sociale