Nëse e vrisni shumë mendjen për të tjerët keni më shumë mundësi për të patur probleme psikologjike

09:55 | 10 Janar 2019

Ka shumë mënyra të thjeshta për t’u bërë më të këndshëm për njerëzit që ju rrethojnë, dhe ne dëshirojmë të besojmë se gjithë mirësia dhe konsiderata do të vlerësohet.

Megjithatë, një studim i ri tregon se të qenit i sjellshëm nuk mund të na sjellë vetëm të mira.Sipas sipas revistës Nature Human Behavior, njerëzit që janë të përcaktuar si të ndjeshëm ndaj padrejtësive ose pabarazisë, kanë më shumë gjasa të tregojnë simptomat të depresionit sesa njerëzit që kanë tendencë të jenë egoistë shkruan Living

Për eksperimentin, autori kryesor Masahiko Haruno dhe një ekip studiuesish kanë parë nëse modeli i të menduarit që konsiderohet “pro-social” (që do të thotë vetëmohues) është i lidhur me simptomat klinike afatgjata të depresionit. Ata filluan duke i dhënë pothuajse 350 njerëzve një test personaliteti për të përcaktuar nëse ata ishin më “pro-social” ose “individualist” (egoist).

Pastaj matën dëshirën e njerëzve për të ndarë burimet financiare me ata me më pak fat. Duke shqyrtuar trurin e pro-socialëve dhe individualistëve duke përdorur imazhe funksionale të rezonancës magnetike, ata ishin në gjendje të shihnin se cilat zona të trurit janë aktivizuar gjatë situatave specifike. Imazhet e trurit ishin mjaft të ndryshme në mes të dy llojeve të njerëzve. Në situatat në të cilat paraja shpërndahej në mënyrë të pabarabartë, njerëzit pro-socialë tregonin ndenja stresi, ndërkohë që njerëzit egoistë tregonin stres në momentin që vetëm njerëzit e tjerë merrnin më shumë para se ata.

Sipas studiuesve, njerëzit më të mirë janë më të ndjeshëm ndaj depresionit, sepse ata kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjeshmëri ekstreme, faj, dhe stres. Dhe kjo ndjeshmëri emocionale është e lidhur në rajonet më të thella dhe më automatike të vendeve të trurit që janë shkaktarë të lehtë për depresion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara